• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BRIZIDA GJIKONDI/ Unë votoj JO, sepse përballem !!!
Home
Politikë

BRIZIDA GJIKONDI/ Unë votoj JO, sepse përballem !!!

June 29th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Brizida Gjikondi/

Birgit Berg Khoshnavaz thotë me ironi që “zgjedhësit çdo 4 vjet bëjnë kryqin e tyre (tek subjekti që zgjedhin) pastaj ju duhet ta mbajnë këtë kryq mbi shpinë”Ndërkohë unë me vetëdije kam zgjedhur ti jap një kryq të madh gjithë fletës së votimit, dhe pikërisht këtë kryq të dukshëm ndaj kësaj kaste politike të kalbur dhe këtij sistemi antikombëtar zgjedhor, jam e gatshme ta mbaj me durim mbi shpinë sic kam vitë që e mbaj, por të paktën unë u përballa.
Mospjesmarrja në votim, nuk e cënon absolutisht ligjshmërinë e procesit zgjedhor, edhe 3 shqiptarë të vetëm të shkojnë të votojnë ky proces quhet i ligjshëm. E njëjta gjë është në Itali Francë, Gjermani etj, vetëm Maqedonia e Veriut e ka të domsdoshëm përqindjen e pjesmarrjes për të legjitimuar procesin. Mospjesmarrja në votim, nuk përbën statistikë as impakt as ndikim dhe as revolucion në këtë amok korruptiv që ka bllokuar zhvillimin e Shqipërisë. Sipas Kodit Zgjedhor shqiptar vetëm për referendumet duhet përqindja e pjesmarrjes që ta bëj të vlefshëm procesin zgjedhor.
Por në Shqipërinë e kësaj epoke po ndodh një tragjikomedi fatale, votimi me opinione në rrjetet sociale po kërkon të zëvëndësojë votimin kushtetues (këtu e kam fjalën dhe për anulimin me kryq të votës), ndërkohë që dihet që votimi virtual nuk sjell asnjë pasojë për mirë a për keq ndër jetët e shqiptarëve, përkundrazi, shton qaramanët e sipërfaqshëm dhe heronjtë e tastierës që kurrë nuk i dhanë fytyrë. zë dhe paanësi ekzistencës, rebelizmit dhe ardhmërisë së tyre.
Vota është thika ime shkruan David Lloyd George, dhe unë jam totalisht dakord me të, jam dakord sepse unë këtë sistem hipokrit nuk e vras me heshtje vdektarësh oportunistë që hanë bukë në cdo krah, as duke u zhytur në det, as duke ngrënë fara ose duke mallkuar në monologje harrese, unë këtë sistem që më ka vrarë nga shumë jo nga pak cdo ditë dhe shpresë të jetës time e vras me prezencë, me kurajo me përballje duke I vënë një kryq mu në zemrën e sistemit, në votën e tij.

Neni 329
Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
(Ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 52)
Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo
në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet nga tre muaj gjer në dy vjet.

David Lloyd George

Il popolo non elegge chi lo cura, ma chi lo droga.
(Nicolás Gómez Dávila)

C’è un’azione peggiore che quella di togliere il diritto di voto al cittadino, e consiste nel togliergli la voglia di votare.

Ogni cinque anni gli elettori fanno la loro croce; e dopo la devono portare.
(Birgit Berg-Khoshnavaz

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOZARA KATI/ Pse unë sot votoj
Previous article MERO BAZE/ Referendum për të gjykuar bojkotin!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k