• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Republika e vetshpallur “Meta Berisha”,  kundër Perëndimit
Home
Politikë

MERO BAZE/ Republika e vetshpallur “Meta Berisha”, kundër Perëndimit

June 25th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze

Presidenti u ngrit herët në mëngjes për ta na treguar se Republika e tij rrezikohet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian dhe se ai është simbol I rezistencës ndaj tyre. Mendoj se ishte I sinqert, edhe pse këtë mund ta thoshte qysh dje në drekë. Nuk besoj se do shumë kohë për ta menduar, vetëm nëse ka dash të shmang emocionet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet Perndimore, realisht janë angazhuar në një betejë kundër Republikës paralele të Ilir Metës dhe Sali Berishës në Shqipëri.

Ata nuk kanë pranuar shkëputjen e tyre nga parlamenti Sovran I Shqipërisë, ikjen nga zgjedhjet dhe përpjekjen për të krijuar një Republikë paralele me Republikën e Shqipërisë.

Mbi të gjitha ata nuk kanë pranuar dhe as kanë denjuar ta përmendin aktin e ç’dekretimit të zgjedhjeve, që në fakt është akti I zjarrëvënies ndaj Republikës së Shqipërisë nga Republika rivale e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Tani pes ditë para zgjedhjeve ëshët e qartë se Republika e Shqipërisë ka në krah të saj SHBA dhe BE, dhe është në luftë me Republikën e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Nuk kemi dyshime për këtë. Nuk ka as Ilir Meta dhe as Sali Berisha. Nuk ka as SHBA dhe as BE. Problemi që kemi tani, është përse Ilir Meta do të jetë president I të dy republikave, dhe I Republikës, me të cilën ka hyrë në luftë dhe I Republikës që ka krijuar me Sali Berishën.

Një president, që nuk ka mbështetjen e shumicës që e ka zgjedhur, një president që ja ka hedhur posht Dekretin Kolegji zgjedhor duke provuar pavlefshmërinë absolute, një president, që nuk ka mbështetjen e SHBA dhe BE për të qenë President i Shqipërisë, mund të  sillet si pushtues I një karrigeje, por jo si president.

Një njeri që i kërkon dorëheqje kryeministrit, duke vënë në dyshim votat ndaj tij, vet nuk ka më asnjë votë nga ato që e kanë zgjedhur president, nuk ka mbështetjen e SHBA dhe BE, është poshtëruar publikisht nga një gjykatë zgjedhjesh në Shqipëri dhe vazhdon të sillet si pengmarrës I Presidencës.

Mbi të gjitha, Shqipëria e pas viteve 90, e ka të bazuar Sigurinë Kombëtare dhe të ardhmen e saj, tek aleanca me SHBA dhe Bashkimin Evropian. Një President që ngrihet herët në mëngjes, për ti shpallur luftë SHBA dhe ambasadorëve të BE, mund të jetë President i Bjellurusisë, por jo Shqipërisë.

Ne nuk jemi kundër Republikës së tij të vetshpallur me Sali Berishën. Shqipëria ka pasur gjithnjë, në fazat kritike të historisë së saj, një “republikë” që ka tentuar të na pengonte në rrugën drejt Perndimit. Prej Haxhi Qamilit më 1914 e deri tek errësira e Berishës më 97, gjithnjë dikujt që i është rrezikuar pushteti, I ka shkuar mendja herë tek Turqia, herë tek Rusia, e herë tek Al Qaida. Ilir Meta është I fundit I kësaj rrace dhe nuk është  I vetmi. Por problemi është se të gjithë paraardhësit e tij që kanë tentuar këtë gjë, kanë humbur dhe nuk e kanë marrë dot me vete Shqipërinë. Republika e Ilir Metës dhe Sali Berishës, është 1 mijë metra katrorë, sa grumbulli I molotovistëve që tentojnë të jenë Ushtria e Republikës së tyre.  Republika e Shqipërisë është 28 mijë km katror, është e qetë, e bukur dhe e qartë, edhe kur ngrihet herët për punë, jo nga pagjumësia!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILDA PRIFTI/ Letër drejtuar Zotit President, Shkelqësisë së Tij, Ilir Meta
Previous article PËLLUMB KULLA/ Java e fundit e fushatës së çmendur

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k