• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kush mund ta pranojë ofertën për të qenë pjesë e “Komiteteve të Shpëtimit” të PD?
Home
Blog

MERO BAZE/ Kush mund ta pranojë ofertën për të qenë pjesë e “Komiteteve të Shpëtimit” të PD?

June 15th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Të gjitha paralajmërimet ndërkombëtare kundër dhunës në zgjedhjet e 30 qershorit, kulmojnë me paralajmërimin e SHBA se njerëzit që do të prekin zgjedhjet, nuk do të munden të hyjnë kurrë në SHBA.

Kjo nëse ndodh pjesërisht, do të jetë paksa e vështirë për t’u identifikuar çdo rast, pasi me siguri do të duhet që këta njerëz, më parë të kalojnë një filtër gjykimi në gjykatat shqiptare dhe të ndëshkohen si të tillë.

Por Partia Demokratike dhe LSI, me sa duket po ua bëjnë gati listat SHBA-së, vendeve të BE dhe gjykatave shqiptare, para se të ndodhë një përplasje e mundshme.

Këtu nuk e kam fjalën që vet Basha, Kryemadhi dhe Meta do hyjnë në këto lista, me ato që thonë dhe nxisin, se ata ja vlen të sakrifikojnë për një ëndërr të madhe, siç është pushteti. Por për ata të tjerët që politika i përdor dhe pastaj i lë rrugëve.

Të ashtuquajturat “Komitete të Shpëtimit” që Partia Demokratike ka njoftuar se do t’i ngrejë zyrtarisht, janë listat e para që do të ketë çdo gjykatës, çdo prokuror, dhe çdo Ambasadë Perëndimore në tavolinën e saj, për të marrë një vendim të tillë.

Kjo strukturë duket që ka për të përfunduar në një institucion qesharak, siç ka përfunduar spekulimi me “Korpusin Azem Hajdari”, të gjoja djemve të fortë të PD, që do përmbysnin pushtetin, por nga ana tjetër do të ketë dhe një fund tragji-komik.

Edhe pse ata mund të mos hedhin asnjë pushkë kundër zgjedhjeve dhe as të mos dalin nga shtëpia 24 orët e fundit, do të shënohen si njerëzit që tentuan të prishin zgjedhjet me dhunë më 2017, duke e pasur kështu të garantuar futjen në listat e zeza për t’u izoluar përjetësisht në Shqipëri, përveç dënimit penal që mund të marrin.

Ndaj çdo demokrat duhet të jetë i qartë se kur Lulzim Basha e thërret për t’i vënë emrin në listë si pjesë e Komitetit të Shpëtimit (jo ato të Zani Çaushit më ’97), e ka thirrur për të ndarë mendjen, se ai njeri nuk e  kalon më pragun e shtëpisë pas 30 qershorit, edhe pasi të dalë nga burgu, pasi do të jetë në çdo listë të zezë dhe shënjestër e çdo institucioni që do të mbrojë zgjedhjet e 30 qershorit.

Për këtë arsye, të vetmit që mund ta pranojnë ofertën për të qenë në listat e “Komiteteve të Shpëtimit”, janë njerëz që nuk kanë çfarë humbasin, kriminelë, të dënuar në Perëndim që nuk ikin dot dhe kështu nga Shqipëria, apo njerëz me precedentë penal, që mendojnë se mund të rehabilitohen politikisht.

Dhe kështu, heronjtë e zgjedhjeve të lira do të jenë në të vërtetë, kriminelët e mbetur të lirë të Shqipërisë, që Lulzim Basha shpreson t’i bëjë kamikazë.

Nuk është se do t’i bëjnë hatanë shqiptarëve, por hatanë vetes është e sigurtë që janë duke ja bërë.

Shqipërisë i bëjnë nder, se së paku nuk eksportojmë më kriminelë në Holandë dhe Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Përse i dola në mbrojtje Suela Mustës
Previous article EDMOND ARIZAJ/ Për gazetarët, që bëjnë thirrje për përplasje civile!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k