• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Ilir Meta, garanti më i madh i 30 qershorit
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Ilir Meta, garanti më i madh i 30 qershorit

June 9th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Skënder Minxhozi

Presidenti i Republikës duket se ka qenë njeriu më i shqetësuar në Tiranën politike, nga intervista fshikulluese e zv.ndihmës sekretarit të Shtetit Methju Palmer.

Ka kuptuar atë që e ka kuptuar edhe Lulzim Basha, teksa i betohej protesutesve se “Evropa dhe populli” do të rrëzonin Ramën. Pra, e thënë ndryshe, përgjimet e Bildit dhe protestuesit…por jo SHBA.

Deklaratat e rënda të zyrtarit të lartë amerikan për mbajtjen e zgjedhjeve, dënimin e atyre që dëmtojnë procesin elektoral dhe paralajmërimet personale ndaj Bashës dhe Kryemadhit, kanë qenë mjaftueshëm të qarta, për të krijuar tek krerët e opozitës, idenë se 30 qershori kishte “vizë amerikane” të pakthyeshme.

Të njëjtën analizë e ka bërë edhe kreu i shtetit, i cili prej ditësh investohej publikisht për “hetimin e përgjimeve të Bild”. Në këtë optikë, dalja teatrale e Ilir Metës me një dekret që anullon shpalljen e zgjedhjeve lokale, pasqyron frustrimin e drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të fortë të amerikanëve.

Kreu i shtetit ka parë mes rreshtave të intervistës së Methju Palmer, pakthyeshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe ka vendosur të zbresë vetë në fushë, në një akt fundor destabilizimi.

Me shpresën se duke u sjellë kështu do të pengojë procesin zgjedhor, që amerikanët sapo deklaruan se do ta mbrojnë edhe me futjen në listë të zezë të atyre që do të prishin zgjedhjet.

Mund të duket paradoksale, por Ilir Meta dhe dekreti i tij anullimit të zgjedhjeve lokale, është megjithatë sot garancia më e madhe se këto zgjedhje do të mbahen. Pa ironi dhe pa batutë. Ja pse!

Së pari, angazhimi i kreut të shtetit në pengimin e një të drejte themelore siç janë zgjedhjet, pasi këtë po e bën prej muajsh opozita, i jep zullumit të shkeljes së ligjit dhe nëpërkëmbjes së shtetit të së drejtës, një përmasë thellësisht shqetësuese. Një kuadrat imponues siglash dhe emrash janë vënë sot me mish e me shpirt për të djegur një datë-takimi që sanksionohet nga Kushtetua dhe ligji elektoral dhe që ka të gjithë përkrahjen e ndërkombëtarëve (lexoni Palmer!). Ky kuadrat antishtet nuk duhet të fitojë në 30 qershor. Sepse fitorja e këtij precedenti na thotë se këtë situatë do ta vuajmë me shumë gjasë edhe pas dy, tre apo pesë vjetësh nga e para. Në të gjithë absurdin e vet, porsi sot.

Së dyti, në sfondin e kësaj nisme qëndron një rreshtim politik që nuk i shkon assesi një funsioni të lartë shtetëror, siç është presidenti i Republikës. Një president që rreshtohet nuk duhet të jetë një formulë fituese. Nëse shumica i bindet zig-zageve të Presidentit, që fillimisht dekreton e më pas çdekreton sipas interesave partiake, kemi legjitimuar një model të drejtimit të shtetit, që ka në krye një militant të kamufluar me kostumin e unitetit të popullit. Meta ka konsumuar këto muaj një linjë flirtimi gjithnjë e më të dukshëm me një pjesë të politikës shqiptare. Ky proces duhet të marrë fund, përmes mospranimit të shtyrjes së zgjedhjeve, që përligj mes të tjerash edhe modelin e një presidenti jo arbitër, por lojtar.

Së treti, këtu nuk po kërkohet të rrëzohët e të futet në kaos total qeverisja lokale, por më në horizont, edhe të destabiliziohet momenti më kulmor i zbatimit të reformës në drejtësi.

Nuk ka kancelari dhe zyrtar të huaj që merret me Shqipërinë, që të mos shfaqë preokupim për përmbylljen e këtij procesi të nisur katër vjet më parë. Korpusi antireformë vijon të mbetet ai i njohuri, emrat janë po ato dhe interesat gjithashtu.

Duke ruajtur normalitetin ligjor, institucional dhe elektoral, garantohet edhe perspektiva e ngritjes së SPAK e organeve të tjera, përfshirë Gjykatën Kushtetuese që aq shumë nevojitej në këto kushte.

Kreu i shtetit e ka bërë më të trashë zullumin antikushtetues, prandaj e ka bërë edhe më të lehtë mbajtjen e një qëndrimi të qartë ndaj katrahurës që po përgatitet.(javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Disa enigma të një vendimi Antikushtetues!
Previous article SPARTAK NGJELA/ A do ta çojë Parlamenti, Presidentin Meta në ekspertizë psikiatrike?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k