• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Lëreni Arbën të qetë!
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ Lëreni Arbën të qetë!

May 27th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Ka një lumë komentuesish që kanë përmbytur wall-in në Facebook apo dhe Instagram të Arba Kokalarit, vajzës me origjinë nga Shqipëria, që është rritur, edukuar në Stokholm/Suedi dhe i kërkojnë 32-vjeçares që mos të harrojë Shqipërinë, vendin ku ka lerë, që të shkruajë shqip, që të mbajë ndonjë flamur shqiptar, e kështu me radhë.

Ky nuk është as naivitet por është pjesë e psikopatisë së brigadave mediokre të rrjeteve sociale, që vdesin e shkrihen mbi flamur e për Shqipëri dhe sot vdesin për Arbën, që s’e kanë ditur më parë që ekzistonte, që po ta shohin keq e kthejnë nga heroinë në një të mallkuar. Arba ka ikur e vogël fare nga Shqipëria me familjen e saj.

Arba Kokalari fitoren ia detyron zgjedhësve të vet, përfshi edhe shqiptarëve emigrantë që jetojnë atje dhe që e mbështetën. Por, që të kuptohemi, Arba ka fituar si një suedeze dhe akoma më shumë ka fituar se është e zonja e vetes. Ia ka dalë se ka punuar dhe ka qenë bindëse.

Pa as më të vocklin dyshim, të hapet syri kur sheh që një vajzë emigrantësh shqiptarë bën karrierë në politikë dhe ia del. Por, a do t’ia dilte Arba po të ishte në Tiranë?

Arbën do ta kishin shtypur, jo tamam si dikur gjakun e saj Musine Kokalarin, por në demokracinë e Tiranës ka forma të reja persekutimi për njeriun që punon, studion, rritet dhe kërkon të kapë majën e vet.

Në Tiranë Arba duhet të bëhej njëherë pis në baltën politike dhe më pas do ngjitej lart, nëse do kishte dedikimin për të qenë ushtare e denjë e kryetarit. Me pak fjalë, Arba në Tiranë nuk do ekzistonte, me gjasë, ndaj lëreni të qetë Arbën të vazhdojë jetën dhe karrierën e saj dhe mos mbështillni në fatin e saj politik, komplekset tuaja fejbukiste.

Thjesht urojini fat dhe reflektoni sesi do duhet që në Shqipëri të lindin Arba dhe të rriten politikane duke mbetur po Arba.

Ekzaltimi pas suksesit të saj, që nuk ka pikën e lidhjes me Shqipërinë, veç ADN-së së saj, është paradoksi që përsëritet për adhurimin që shfaqim për çdo gjë që s’patëm mundësi ta shkelim.

A rritim dot ne Arba? Pa i hequr këpucët, pa u përleshur me policinë? Pa recituar statusin e kryetarit? Pyetje të kota, me pak fjalë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJORDA LLUKMANI/ Kam dy llafe për ty Ermal tangërlliksi që s’di të bësh as humoristin, as gazetarin dhe as aktorin
Previous article YLLI PATA/ "Vijat e Kuqe" të Perëndimit: Si e ndaloi SHBA e BE dhunën e opozitës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k