• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
GENT CAKAJ/ Mjaft është mjaft!
Home
Politikë

GENT CAKAJ/ Mjaft është mjaft!

May 12th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Sulmi i mbrëmshëm ndaj shtëpisë të Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri,
Bernd Borchardt, pas deklaratës publike të OSBE kundër dhunës kriminale në protestën e djeshme,
përbën një tjetër
akt të papranueshëm kriminal. Veprimi është kryer në urdhëra të qarta politike të
krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij,
si hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë!

Ambasadori Borchardt vazhdimisht ka kryer punën e tij me
profesionalizëm të plotë në kuadër të Misionit të OSBE-së dhe faji i
tij i vetëm është thirrja fisnike për frenim nga dhuna dhe distancim
nga veprimtaria e dhunshme. Sulmi ndaj tij është sulm ndaj themeleve
të kulturës demokratike, imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe
përpjekje e drejtëpërdrejtë për ta cenuar besueshmërinë e Shqipërisë
për kryesimin e OSBE-së 2020. Kjo nuk është thjeshtë Shqipëria që
duam: kjo nuk është kurrësesi as Shqipëria e tanishme.
Kjo është
Shqipëria e një grupi rrugëhumburish politik dhe
huliganë kriminalë si ata që kryejnë akte dhune dhe që kanë dhunuar edhe banesën e ambasadorit.

Për më shumë, kultura e liçimit masiv, diskreditimit tendencioz
profesional dhe cenimit personal është krim në vetvete. Ndaj, secili
person me përgjegjësi minimale shoqërore duhet menjëherë të
distancohet nga sulmi kriminal ndaj Ambasadorit Borchardt dhe të
dënojë veprimtarinë e dhunshme kundër Shqipërisë në përgjithësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Bullizmi ndaj ndërkombëtarëve, vija e kuqe që kaloi Kryemadhi e Basha
Previous article KASTRIO KOTONI/ Dasma me top

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k