• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Tallja e Lulzim Bashës me Sokol Olldashin në të vdekur dhe përdorimi i djalit të tij
Home
Blog

ANALIZA/ Tallja e Lulzim Bashës me Sokol Olldashin në të vdekur dhe përdorimi i djalit të tij

May 10th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Mediat pranë PD-së dhe Lulzim Bashës, në këto kohë të të vështira, disa herë janë përpjekur të përdorin djalin e Sokol Olldashit dhe gruan e tij, duke treguar se ata mbështesin Bashën.

Këtu nuk ka asnjë çudi dhe lajm, pasi ata janë demokratë, dhe natyrisht do të jenë me PD-në.

Por, përmendja e Sokol Olldashit nga ana e Lulzim Bashës, tani që ai nuk është më, është një përdorim i shëmtuar i emrit të njeriut që në të gjallë, ai e pati armik dhe e luftoi egërsisht jo vetëm atë, por edhe bashkëpunëtorët e tij.

Aq sa tani, ata që njiheshin si “njerëzit” e Olldashit, nuk janë më pjesë e PD-së, nga frika e Lulzim Bashës se mos ata i bënin ndonjë “puç”.

Ndërsa ka pritur disa studentë sot, Lulzim Basha ka nënvizuar faktin se në takim ishte edhe djali i Sokol Olldashit, të cilin e konsideron mik.

“Në këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të Universiteteve Shpatarë të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t’i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim.

Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve euroipiane.,

Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi”, tha Basha, që ashtu si Berisha, në të gjallë çfarë nuk iu bën kundërshtarëve, ndërsa kur nuk janë më, i ngre në piedestal për ti vlerësuar.

Tani Sokol Olldashi i duhet si mik e bashkëpunëtor, për të treguar se ka mbështetjen e PD-së së vjetër.

Paçka se kur ishte gjallë, i vodhi votat në garën e tyre për kreun e PD-së dhe nisi një “gjueti shtrigash” ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të vet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ Opozita është kthyer në zakonin e vjetër të kërkimit të pushtetit: O me dhunë, o me lypje
Previous article ARTUR AJAZI/ Përtej talljes me demokratët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k