• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Samit-et e Lulzimit dhe Samit-i i Berlinit
Home
Politikë

MERO BAZE/ Samit-et e Lulzimit dhe Samit-i i Berlinit

April 29th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Pesë aleatët formalë të Lulzim Bashës janë angazhuar në krijimin e idesë së një “Samiti opozitar”, për të cilin po bëhet kujdes të paraqitet dhe si moment kthese i qëndrimeve të opozitës. Nën udhëheqjen e Fatmir Mediut, opozita po kërkon që të ulet në tryezë me presidentin Ilir Meta dhe të diskutojnë çështje të ndryshimeve kushtetuese dhe reformës elektorale, të cilat në fakt, nuk kanë lidhje fare me zgjedhjet lokale që kemi përpara.

Për t’u dukur që kanë një reflektim për krizën, kanë shtuar dhe pikën që janë dakord të ulen edhe me Edi Ramën në tryezë, ende pa dhënë dorëheqje nga kryeministër, pamvarësisht se Luli ka bërë gati programin e qeverisë së re.

Kjo është fasada publike e përgatitjeve për Samitin e “të pestëve”. Për ta bërë dhe më të besueshëm, në zyrat e PD, Lulzim Basha ka thirrur një tjetër Samit në mbrëmje me kryetarët e Bashkive të PD në detyrë, të cilëve do t’u shpjegojë strategjinë se si do shkojnë drejt zgjedhjeve lokale duke shkarkuar Edi Ramën dhe duke shtyrë zgjedhjet.

Gjithçka bëhet vetëm për një qëllim. 16 kryetarët e bashkive të opozitës, të mos joshen të rikandidojnë të pavarur, ose me ndonjë forcë tjetër politike opozitare, duke i gënjyer se do ketë marrëveshje me Ramën dhe do shtyhen zgjedhjet. Për ta bërë të besueshme këtë, do t’u kërkojë atyre listën e komisionerëve lokalë, listat për Këshillin Bashkiak dhe procedura të tjera formale, që krijojnë idenë se opozita do hyjë në zgjedhje.

Në fakt, gjithçka bëhet për të kundërtën e saj, për t’i mbajtur kryetarët në detyrë, jashtë zgjedhjeve, për shkak të dyshimeve që Basha ka, se shumë prej tyre, mund të rikandidojnë si të pavarur.

Në të njëjtën kohë, kështu shpreson se do të dekurajojë dhe ata demokratë që po i bashkangjiten rivales së tyre të re në zgjedhje, “Bindja Demokratike”.

E gjithë përpjekja e Samiteve të Lulzimit, në fakt është e programuar nën jehonën e Samitit të Berlinit, ku Shqipëria, ndryshe nga rajoni, merr pjesë vetëm me kryeministrin Rama, duke lënë jashtë presidentin Meta, për shkak të lidhjeve të tij me krizën opozitare.

Për të krijuar idenë se Samiti i Berlinit nuk është aq i zi për opozitën sa duket nga jashtë, dhe se Europa nuk është aq refuzuese ndaj ndonjë marrëveshjeje, saç deklarohen diplomatët e saj, Samitet e Lulzimit sonte në mbrëmje do të lexojnë filxhanin e Samitit të Berlinit, për t’i bindur kryetarët e bashkive dhe aleatët, se ka një mesazh të ‘fshehtë’ për marrëveshje, prandaj do t’ju lutet mos të bëjnë ndonjë veprim të nxituar.

Pasi e vetmja gjë që mund të bëjë Lulzimi tani, është t’i gënjej të gjithë, për t’u ofruar atë që duan, me kusht që të digjet çdo afat dhe për rregjistrime kandidatësh në zgjedhje, siç u dogjën afatet për partitë. Pastaj secili në punë të vet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMANDO META/ Takimi i Ilir Metës me të vegjlit, PD- LSI pas perdeve
Previous article "DW"/ Demokracisë i duhen demokratët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k