• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Një opozitë që del në rrugë, për të “bllokuar” Patozin!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Një opozitë që del në rrugë, për të “bllokuar” Patozin!

April 25th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Nuk e kam menduar kurrë që Astrit Patozi, Rudina Hajdari, Myslym Murrizi dhe të tjerë do ta trembnin kaq shumë Lulzim Bashën. Jo se nuk kam ndonjë vlerësim për ta, por kam menduar se Lulzim Basha, duke pasur vulën dhe logon e një partie të trashëguar nga Sali Berisha, do të ishte pak më serioz për të vlerësuar fuqinë e partisë së tij, e cila dhe pse është coptuar e lemerisur nga ai, është ende e fortë, pasi ka pas një histori 30 vjeçare, që e mban në këmbë.

Thelbi i fjalimit të Lulzim Bashës në Milot, dhe kulmi i zemërimit të tij, ishte tek pjesa që nuk do të lejojë që “opozita të klonohet”. Dmth që nuk do të lejojë të ngelet pa punë.

E thënë ndryshe Lulzim Basha është zemëruar më në fund, jo se nuk po e mund dot Edi Ramën, por se ky i fundit nuk po e ndihmon që Lulzim Basha të mos zëvendësohet. Marrëveshja e fundit e tyre, ka qenë që të hiqnin qafe LSI  në favor të Lulit dhe ky zhvillim i ri duket prerje e madhe në besë.

Ashtu sikundër tha dhe Besnik Mustafaj, zemërimi ndaj një partie të re opozitare është i pashpjegueshëm. Ata kanë gjashtë vjet kundër Lulzim Bashës dhe mënyrës se si ai drejton opozitën. Të poshtërosh dikë në opozitë, t’ia ndërpresësh karrierën politike pa shkak, ta zëvendësosh me delikuentë dhe njerëz pa peshë politike, me qëllim që të vrasësh konkurrencën në opozitë, dhe pastaj të betohesh se do djegësh Shqipërinë, pse ata dalin kudndër teje, është tragji-komedi.

Fytyrat e hakërryera të liderëve të sotëm të opozitës, demonstronin më shumë ankthin e humbjes së monopolit të opozitës, se sa revoltën ndaj kauzës së shpikur të djegjes së mandateve.

Për herë të parë, duket se ata po kuptonin fillimin e dështimit të tyre dhe jo fillimin e suksesit të tyre. Dhe kjo dukej jo vetëm tek fjalimi i Lulzim Bashës, por dhe i Kryemadhit dhe çdo kujt që merrte fjalën. Kryefjala e kërcënimeve të tyre, ishte opozita e re dhe jo qeveria.

Nëse ka një mënyrë që t’i bësh nder opozitës së re, është futësh mes dy zjarreve, mes zjarrit të opozitës së degraduar, që në fakt është gjëja më anti-popullore në Shqipëri dhe batutave të Edi Ramës, që nuk duron dot as opozitë të qetë në Parlament.

Për shumë shqiptarë, që shikojnë zjarr e tym në rrethrrotullime, duke mallkuar Rudinën e Astritin, për shumë qytetarë që dëgjojnë se Lulzimi dhe Monika, po djegin goma se dikush do t’u zërë vendin, por dhe për ata që duhet të dëgjojnë teoritë konspirative të Edi Ramës, se këtë parti e ka krijuar Saliu për të zëvendësuar Lulin me Patozin, pra në gjithë këtë çmendinë, ata ndoshta duken më normalë, edhe pse nuk janë më të mirët që meriton Shqipëria.

Dhe në ka një mënyrë për t’u bërë nder këtyre opozitarëve të rinj, është të dalësh, të bllokosh rrugët, të djegësh goma dhe të çirresh se je në hall, pasi ka dalë një opozitë e re që “po të merr punën”.

Mos vini bast se qytetarët mund të mërziten për këtë. Sidomos kur e dëgjojnë se njerëzit e mërzitur nga opozita e re, e kanë emrin Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Shpëtim Idrizi etj.

Ky është fundi i një revolucioni “haxhiqamilist”, që nisi për të rrëzuar Edi Ramën dhe po përfundon me thirrje për linçim të Patozit, Rudinës, Murrizit etj. Kjo në fakt tregon dhe hallin kryesor të tyre, atë pasojë që mund t’u vijë nga djegia e mandateve. Së paku kanë filluar ta mendojnë. Nuk është pak!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Pikëpyetjet e bllokimit të rrugëve
Previous article ARTUR AJAZI/ Rrugët mundet, por zgjedhjet nuk i bllokon kurrë Lulzim

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k