• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Berisha kishte të drejtë, kur i quajti “Aleanca e Qelbësirave”
Home
Politikë

KRESHNIK SPAHIU/ Berisha kishte të drejtë, kur i quajti “Aleanca e Qelbësirave”

April 23rd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte 1 prill 2013 kur Sali Berisha i xhindosur që LSI dhe partia greke PBDNj hynë në koalicion me Edi Ramën, duke u larguar nga Qeveria “Berisha 4”, pasi de fakto ka drejtuar 4 legjislatura.

Berisha i “tradhtuar” u shfaq në media, por nuk vonoj pa gjetur nofkën dhe i etiketoi: “Aleanca e Qelbësirave”.

Në fakt, mijëra demokrat i dhanë të drejte, sepse e konsideronin të prerë në besë. Fundja Sali Berisha kishte vrarë 4 njerëz në bulevard për Ilir Metën.

Për korrektësi, 21 janari u organizua si rebelim kundër zv.kryeministrit Ilir Meta që u filmua nga ministri tjetër Dritan Prifti. Në thelb ishte një aferë korrupsioni brenda qeverisë, por mes njerzve të LSI-së.

Berisha e mbrojti me gjak, por Meta e përdori dhe e hodhi kur nuk i duhej. Berisha i siguroi 5 vota në Gjykatë të Lartë, madje duke shijuar drekën që gatoi Monika atë ditë në sarajet e tyre.

Por marrëdhënia e tyre është më e hershme, edhe për disa gjenerata që ende nuk kishin lindur, ose s’kishin ardhur në PD.

Në vitin 1996, kur Lul Basha ngelte në provimet holandeze, Partia Socialiste nuk njohu zgjedhjet e manipuluara nga Sali Berisha, i cili në disa zona fitonte me rezultatin 130%.

Zgjedhjet e 1996 nuk i njohu as SHBA, as OSBE dhe as BE, por i njohu vetëm Ilir Meta.

Ai ja bëri qokën Doktorit dhe hyri brenda në Parlament, duke thyer bojkotin dhe djegien e mandatit.

Marrdhënia e dytë e mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është në dyert e komisariatit të policisë.

Ilir Meta urdhëroi ndalimin disa orë në dhomat e izolimit për Sali Berishën, duke e akuzuar si tentativë për grusht shteti. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që Berisha provoi burgun.

Marrëdhëniet u acaruan në ekstrem kur Sali Berisha publikoi dosjen e vjedhjes së thesarit të Krrabës, në të cilēn ekzistonin 3 shkresa zyrtare që shefi i sigurisë së thesarit, Arjan Bishqemi, kishte informuar 3 herë Ilir Metën se thesari ndodhet në Krrabë i pasigurtë dhe ka informacione se do vidhet, por Ilir Meta qëndroi pasiv dhe priti ditën e vjedhjes.

Shqipëria u përfshi nga protestat dhe sot e 20 vjet çdo shqiptar përdor batutën e Berishës: “Ilir Floriri”.

Lulzim Basha vazhdonte ende në vit të parë dhe s’po diplomohej dot në Holandë, kur Meta arrestonte Berishën apo thesari Shqipërisë konvertohej te kambistët.

Meta pasi tradhtoi ish-kryeministrin Majko, po përgatitej të kafshonte kryeministrin tjetër Fatos Nano, dhe në vitin 2005 shkatërron veten dhe Partinë Socialiste, sepse mori vota aq shumë, por sa për t’i prish punë Nanos duke e nxjerr në pension dhe duke rikthyer për inat të vjehrrës, mullixhiun Berisha, sërish në pushtet.

Berisha nuk do ja harronte nderin dhe pas 4 vjetësh, në 2009, për shkak të sistemit elektoral, LSI u dogj dhe s’kapi dot pragun 5%, por në minutat e fundit në fshatrat e Tiranës u mbushën arkat me vota dhe Ilir Meta u bë deputet, nga 3% në 5% brenda 10 minutash.

Një dhuratë që Berisha i dha frymëmarrje vetes sepse s’kalonte kufirin e 40% për të krijuar Qeverinë 2.

E kështu për të mos u zgjatur, kjo i ngjan një historie dasmash dhe divorcesh me dy kurvash.

Them dy kurva, sepse aq shumë janë martuar dhe divorcuar me njëri-tjetrin, sa në fakt do i shkonte një epitet tjetër, por për nder të lexuesve nuk po e them.

Mjafton të lexoni historinë e dashurive dhe tradhtive Berisha-Meta dhe të kuptoni ku është katandis Shqipëria dhë cfarë perspektive ka me ata qē synojnē pushtetin.

Fundja Monika kishte të drejtë kur u betua: “për kokën e kalamajve që s’kam vjedh asnjë qindarkë”. E çfarë i duheshin qindarkat kur në shtëpi ka Ilir Floririn dhe në politikë ka aleat krye-qelbësirën.

Po Doktor, kishe të drejtë, aty jeni mbledhur të gjithë qelbësirat e kombit dhe po prisni që ta shqyeni sërish Shqipërinë!

Në fakt, të ka mbetur jashtë vetëm Edi Rama dhe s’bën keq që ta ftosh aty në koalicion, ndonse po i lutesh për rotacion, sepse për revolucion dihet qē ti nuk guxon, por edhe me zgjedhje askush s’të voton…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRA KAZHANI/ Një ditë për të kujtuar teta Mirën, që thoshte gjithmonë llafin e keq
Previous article ASTRIT PATOZI/ Përse vjen Bindja Demokratike?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k