• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Një shuplakë shqiptare, ndaj shqiptarëve
Home
Blog

MERO BAZE/ Një shuplakë shqiptare, ndaj shqiptarëve

April 22nd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze/

Maqedonia e Veriut, po shkon në raundun e dytë të zgjedhjeve presidenciale me sytë nga shqiptarët. Në raundin e parë kandidati shqiptar Blerim Reka, I pambështetur nga BDI, si forca kryesore e shqiptarëve në pushtet, arriti të siguroj 79.921, një pakicë e artë votash, të cilat janë vendimtare për kandidatin fitues në raundin e dytë. Stevo Pendarovski I LSDM, ka marrë 323.892 vota, Gordana Siljanovska-Daavkova, e partisë së Gruevskit, ka marrë 319.364 vota, ndërsa shqiptari Blerim Reka 79.921 vota.

Fitorja më e madhe e zgjedhjeve të kaluara parlamentare në Maqedoninë e Veriut, që çmontoi pushtetin e Gruevskit, ishte krijimi I frymës së bashkjetesës mes shqiptarëve e maqedonasve, nxitur me kurajo nga kryemisntri Zaev. Përveçse ai futi dy shqiptarë në listat e kandidatëve të partisë së tij, bashkëpunoi fort me faktorin shqiptar dhe ja doli të çmontoj një regjim nacionalist, I cili po nxiste ndarjen mes shqiptarëve dhe maqedonasve, duke I humbur vendit prespektivën evropiane.

Në pak më shumë se një vit, Zajev arriti të mbyll konfliktin me Greqinë, të dërgoj para drejtësisë ish funksionarët e rregjimit të shkuar dhe të hedh një hap përpara në integrimin e shqiptarëve në politikë.

Por duket se brenda koalicionit të tij, shqiptarët vazhdojnë të zemërojnë shqiptarët.

Blerim Reka është një intelektual I pavarur shqiptar, I cili ka kandiduar pa pasur mbështetjen e shumicës së faktorëve politik shqiptar në pushtet, përveç dy partive të vogla, por ja ka dal të marrë një numur impresionues votash, aq sa të shërbej si faktor vendimtar në raundin e dytë.

E gjitha kjo ngjan si një shuplakë e shqiptarëve, ndaj shqiptarëve në qeveri, më shumë se sa një frymë kundër bashkjetesës së shqiptarëve me maqedonasit.

Edhe pse fushata e tij u bazua shumë tek simbolet etnike shqiptare dhe përpjekja për të ndarë votën e shqiptarëve të pakënaqur nga vota e shqiptarëve pro qeverisë, ajo është më shumë një shuplakë për Ali Ahmetin, se sa një rrezik për qeverinë e kryeministrit Zaev.

Në këtë pike, ruandi I dytë I cili është vendimtar për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe rrugës së saj evropiane, interesi I shqiptarëve është të ndal rikthimin e kursit të vjetër nacioanlist të Gruevskit, I cili i ka diskriminuar dyfish shqiptarët, së pari si etni dhe së dyti si qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Ai I ka persekutuar si etni, pasi I ka margjinalizuar ata, duke I përçarë dhe duke I vënë në rresht, se kush do të qeveriste me të. Më tej ai I ka persekutuar si qytetarë të shtetit të tij, të cilin po e izolonte nga Perëndimi dhe po e çonte drejt internacionales autorkate të liderëve ish komunist lindorë, me sy nga Moska.

Shqiptarët në Maqedoni e kanë parakusht të jenë qytetarë të një vendi demokratik, për të qenë qytetarë të lirë. Shqiptarë të lirë, nën një regjim nacionalist dhe të korruptuar nuk mund të ketë, pasi ata bëhen viktimë e parë e këtij regjimi.

Shuplaka e zgjedhjeve presidenciale të ruandit të parë, është një leksion I hidhur për shqiptarët që qeverisin bashkë me Zaevin, dhe një mundësi për të reflektuar.

E vërteta e hidhur është se shqiptarët në këto zgjedhje kanë qenë të zemëruar me shqiptarët e qeverisë dhe jo me qeverinë e Maqedonsië së Veriut. Garancia që ata të jenë qytetarë të respektuar dhe me ndikim në Maqedoni, është të ruajnë kursin perëndimor të Maqedonisë së Veriut, e cila I bën ata edhe shqiptarë, edhe qytetarë të sigurtë.

Shuplaka ndaj shqiptarëve në qeveri, nuk duhet të kthehet në shuplakë ndaj kursit perëndimor të Maqedonisë së Veriut, pasi ai shtet nisi të bëhet perëndimorë, fal edhe shqiptarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Përse bijtë nga e njëjta “mitër”, vetëm pse lindën në fund… na qenkan kopila?!
Previous article ANDREA DANGLLI/ Humoristi ukrainas që çuditi botën dhe komedianët që zhvatën Shqipërinë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k