• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ODISE KOTE/ Syzet e çuditshme të Gazment Bardhit!
Home
Politikë

ODISE KOTE/ Syzet e çuditshme të Gazment Bardhit!

April 16th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Odise Kote

Me një arrogancë të pashembullt e ligjërim krejt ordiner, “rishtari” në politikë, përgjegjës i një detyre të rëndësishme partiake, mbi të gjitha në moshë të re, G.Bardhi e quan ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj “mbeturinë të komunizmit” e ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni “një kukull” pa vlerë.

Nuk do kishte asnjë rëndësi opinioni nëse nuk do ta konsideronim të gjithë elitën politike një pasuri të çmuar kombëtare. Aq më tepër për ata që sapo nisin karrierën e tyre.

Tek G. Bardhi fillimisht u perceptua shpresa, si një ardhje intelektuale, frymë e re, por shpejt u mësua se i tillë ligjërim turpëron më shumë se çdo mallkim.

Sa për dy ministrat, Lleshaj e Gjoni, shkollimi i tyre perëndimor, formimi intelektual dhe  performanca e integriteti moral janë të verifikuara si modele që duhen respektuar për vlerat që bartin.

I dehur prej mikrofonit mediatik dhe i dashuruar me vetveten, G. Bardhi ka disa dalje publike që në vend të ligjërimit normal, plot argumente politike e kolorit gjuhësor, zgjedh më të rëndomtën; normën e vjetër bizantine të zhargonit mediokër.

I shikon njerzit, realitetin, qytetarët shqiptarë, shtetin, ndërkombëtarët, B.Europian, zyrtarët e lartë të administratës amerikane jo me sytë e tij, as në format e përmbajtjen e tyre reale, por të deformuara në optikën e mitingut, protestës, shashkave, tymueseve, dhunës, ngjirjes pa kuptim të drejtuesit të vet politik.

Me gjithë zhbirimet pafund, enigma se përse ligjëron kësisoj G. Bardhi, nuk zbehet. Përkundrazi. Më shumë fshehtas se haptas, me etjen për lavdi të shpejtë, bashkë me smirën që nuk e fsheh dot, duket se po e çojnë Bardhin drejt përçartjeve që e ndjekin gjithandej. Dhe dihet që përçartjet janë shenjat e para të marrëzisë.

I përzier në të vërteta të rrezikshme, G.Bardhi zgjedh të përhapë jehona, që përveçse mund të jenë pengim i shtetit të së drejtës,  e vetë të vërtetës, mund të jenë dhe nga ato kurthet që mund ta rrëzojnë shpejt karrierën e tij politike.

D.mth, kurban! Mëshira për këtë rast nuk është fjala e duhur. Mëshira është fjalë e kobshme. Ajo ndjell zi. Ofron qasje në gjëmë.

Mund të ishte fjala: I mosduhuri për këtë lloj ligjërimi! Duke mprehur guximin dhe shpresën e mirë, do të ishte e udhës që G. Bardhi ashtu siç mëson Zigmund Freud, le të kryejë natën një rishqyrtim të ndërgjegjes. Sepse netët  nuk mund ti gënjesh. Ato të kujtojnë gjithçka që ke haruar…

Dhe shija e pare që të vjen, është zhgënjimi.  Për të mbërritur në agimin e bardhë të fitores, nuk ka rrugë tjetër përveç se natës…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË GJURMËT E DRITËROIT"/ Libri i gazetarit bën bashkë politikën, arsimin dhe biznesin
Previous article LUTFI DERVISHI/ 7 arsye pse “kthimi vizave” nuk do të funksionojë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k