• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Lulzimit, nuk ka kush ti shkruaj!
Home
Blog

MERO BAZE/ Lulzimit, nuk ka kush ti shkruaj!

April 8th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, nuk është në Tiranë për krizën e opozitës.

Kjo nuk do tia vlente të nënvizohej, sikur Lulzim Basha të mos përpiqej ta paraqiste dhe vizitën e tij në rajon, si një efekt të djegjes së mandateve.

Po të ishte kështu do të ishte shumë mirë. Do të ishte mirë për opozitën, mirë për qeverinë dhe akoma më mirë për Shqipërinë.

Por fatkeqësisht nuk është kështu. Matthew Palmer është në rajon për problemet e SHBA dhe jo për problemet e Lulzim Bashës.

Dhe kjo për opozitën është shumë më keq se sa të mos kishte ardhur fare. Nëse një zyrtar kaq i lart amerikan nuk do të shfaqej këto kohë në Shqipëri, njerëzit do të mendonin, se SHBA ka punët e saj, por “me mendje e zemër”, është tek problemi që ka prodhuar opozita në Shqipëri

Kjo do të ishte një lloj ngushëllimi dhe një lloj vetvlerësimi, që opozita mund ti bënte gjestit të saj prej kamikazi.

Por për të ka ndodhur më e keqja. Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, Mattheë Palmer, ka ardhur në Shqipëri, ka disktuar rreth 90 minuta me kryeministrin për rajonin , Kosovën, Marrëveshjen e Prespës, etj, dhe për dhjetë minuta, e ka sqaruar kryeministrin se SHBA, ja ka bërë të qartë Lulzim Bashës, qysh në muajin Shkurt, qëndrimin e ashpër për vendimin që ka marrë, por ai ishte justifikuar se nuk e kthente dot vendimin se kishte një orë që e kishte vendosur.

Pra nuk jemi më në situatën e çadrës së dy viteve më parë, kur analogu i zotit Palmer paralajmëroi opozitën se do ti quante legjitime zgjedhjet edhe pa ata. Nuk jemi tek interesi i lart i zotit McAllister I cili konsumoi dy javë për një marrëveshje mes palëve në Shqipëri dhe në fund Lulzim Basha nuk ja firmosi.

Për opozitën ka ditë shumë më të zeza. Meqë Tit Vasili quan SHBA, gazetarët e VOA, ata e thanë pak a shumë që zoti Palmer ka mbaruar punë me Lulzim Bashën e Kryemashin qysh në shkurt.

Të dërguarit evropianë apo amerikanë që vijnë në Shqipëri nuk e kanë më në axhendë gjestin e opozitës shqiptare e jo më aksionin e saj. Ata e konsiderojnë qeverinë dhe parlamentin legjitimë, shmangin cdo fjalë që mund të krijoj keqkuptime, ose dy kuptime, lidhur me djegjen e mandateve, pasi nuk duan ti hapin rrugë një precedenti të tillë, dhe flasin për punët e tyre.

Opozita jonë I përngjan tashmë, personazhit të famshëm të kolonelit, tek novela e Markezit, që priste që dikush ta kishte marrë në konsideratë jetën e tij dhe ti shkruant dy gishtë letër. Por…dihet fjala se si e mbyll Markezi novelën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Luli, kronikë e një dështimi të paralajmëruar!
Previous article ELDA SHABANI/ Kravata-aksesori më delikat i ‘Sprezzatura’

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k