• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ A po i hedh Ilir Meta dru “zjarrit” opozitar?
Home
Blog

ARDIT RADA/ A po i hedh Ilir Meta dru “zjarrit” opozitar?

March 20th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ardit Rada

Presidenti i Republikës ka dalë sot me një deklaratë të skajshme teksa u shpreh se ishte gati të sakrifikonte jo vetëm mandatin, por edhe jetën e tij për të gjetur zgjidhjen e situatës politike. Referuar historisë së tranzicionit, ky qëndrim i pazakontë i Ilir Metës nuk është mbajtur as nga ‘pikat e tij e dobët’, Sali Berisha, në vitin 1997 teksa rizgjidhej president në mes të kryengritjes mbarëpopullore. Por pse kjo gatishmëri e Metës për t’u vetëflijuar në një fabul të prodhuar nga vetë partia e tij, pjesë e opozitës?

Me gjasë, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e Presidentit tashmë janë të qartë se dorëzimi i mandateve nuk ‘ndezi’ mjaftueshëm as jetën politike dhe as qytetarët. Me protesta çdo ditë e më të tkurrura dhe përballë ndërkombëtarëve që fjalën e fundit e kanë thënë të parën ndaj Bashës dhe Krymadhit, duket se Meta po përpiqet t’i japë një dorë kauzës së shpikur këtë pranverë.

Meta u shpreh sot se si President ka bërë gjithçka për të parandaluar krizën. Në fakt, kreu i shtetit nuk ka bërë “A”-në e rolit të tij duke mos thërritur një tryezë dialogu. Mbi të gjitha, ka qenë vetë Meta duke prodhuar ngërçe me qeverinë përmes mosdekretimit të ministrave, raste të paprecedenta këto për politikën shqiptare.

Qëndrimi i sotëm ngre edhe dyshime mbi rolin e Ilir Metës në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ai duhet të shprehet qartë nëse data e dekretuar prej tij është e ligjshme edhe pa opozitën, që me dëshirën e saj doli nga Kuvendi dhe betejën e radhës me gjasë ka bojkotin e vendoreve.

Sot, kreu i Shtetit hodhi edhe një ‘shashkë’ që në fakt nuk krijon as zhurmë dhe as tym. Duke e harmonizuar ‘sakrifikimin’ e tij me stabilitetin e nevojshëm, ai tha se nuk do të lejojë instalimin e një junte ushtarake. Me pak fjalë, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nuk ka komandë mbi ato pak ushtarë që ka Shqipëria, dhe frenimin e sheh duke u mbyllur në Presidencë me helmetë në kokë si Salvador Aljende.

Përveç një krahasimi të pagjetur historik, Presidenti i vendit tonë e ka të paqartë se ushtria jonë është pjesë e NATO-së. Dhe se Policia aderon në INTERPOL, PAMECA etj. Dhe perëndimorët që komandojnë këto aleanca, sado të kenë kritika ndaj të shoqes dhe Lulzim Bashës, nuk e kanë praktikë të instalojnë junta askund.

Ndaj nuk i duhet helmeta. Nëse ka dëshirë të vërë kundragazin e t’i qëllojë zyrës së tij më gurë, kjo është çështje tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENI FERULI/ Kur anonimët lypin pushtetin e Zotit
Previous article MERO BAZE/ Ilir Meta e ka me shifrën 84, jo me shifrën 94!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k