• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Pse Basha ja mbath gjithmonë kur e thërrasin në Prokurori?!
Home
Blog

ANALIZA/ Pse Basha ja mbath gjithmonë kur e thërrasin në Prokurori?!

March 20th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është thirrur në Prokurori ditën e enjte, për të dëshmuar në lidhje me financimin e lobistëve amerikanë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017.

Kontratat u raportuan më 14 nëntor në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga kompania “Stonington Strategies”, ku deklaron se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”-një kompani guackë e regjistruar në Skoci, në vlerën e 150 mijë USD.

Mësohet se hetimet kanë ecur, pasi në Shqipëri kanë ardhur edhe letërporositë edhe nga SHBA-ja, edhe nga Skocia, çka do të thotë se janë kthyer përgjigjet zyrtare nga institucionet përkatëse hetimore të këtyre shteteve, në lidhje me çështjen e kërkuar nga prokuroria shqiptare.

Por, çfarë ndodhi?

Lulzim Basha, i cili ka dhënë disa versione për këtë çështje në daljet televizive, sepse financimet atëherë i quajti të derdhura nga komunitetet shqiptare, por në fakt dolën të paguara nga kompani off-shore ruse.

Lulzim Basha ka zgjedhur t’ia mbathë në Bruksel, me pretendimin se ka një aktivitet të EPP-ve, duke e iu arratisur kështu  thirrjes së prokurorisë. Por paralel me të kishte edhe protestën, që në çdo rast të kishte dy rrugë.

Ky nuk është rasti i parë që Basha i arratiset prokurorisë.

Në vitin 2017, kur prokuroria e thirri Lulzim Bashën, pasi filloi hetimet për këtë çështje pas denoncimit nga mediat në SHBA dhe nga mediat në Ballkan të financuara sërish nga institucionet amerikane, Basha nuk shkoi në prokurori, por u shmang dhe çoi për t’ju përgjigjur pyetjeve të prokurorëve Arben Ristanin. I cili në fakt nuk kishte asnjë lidhje me çështjen e Financimeve, dhe kishte dijeni vetëm për 75 mijë dollarët që ishin paguar zyrtarisht nga PD-ja.

Pjesën tjetër të parave nuk i kishte paguar PD-ja zyrtare, por janë paguar nëpërmjet Lulzim Bashës, i cili kishte firmosur kontrata me Muzin në SHBA dhe kishte urdhëruar kalimin e pagesave, në tre data në prill për kompaninë Muzin, për lobim ndaj Partisë Demokratike.

Në fakt, megjithëse zullumet i bën vetë, kompanitë ruse i gjen vetë, off-shoret i gjen vetë, qindra-mijëra eurot i paguan vetë, çon Arben Ristanin në prokurori.

Por, duket se këtë radhë i ka pisk punët, sepse hetimet janë thelluar dhe Basha duket se nuk do ta kalojë kaq lehtë.

Jo si heren e parë të paktën, kur gjithçka u mbyll me proçedurë, sepse në këtë rast kemi një hetim të bërë në SHBA dhe shumë persona, bashkëpunëtorë që janë bërë pjesë e hetimit, janë në proçes gjyqësor në vendin përtej Atlantikut, disa prej tyre edhe të dënuar dhe ka një investigim të thellë edhe nga FBI-ja, në lidhje me financimet ruse për fushatat elektorale apo për lobime.

Dhe këtë herë duket se vërtetë Basha ka gabuar rëndë dhe është me shpatulla pas muri, dhe kjo ka bërë ndoshta që ai të detyrohet të hedhë hapin ekstrem për djegien e mandateve, që t’ja mbathë nga prokuroria, nga hetimi dhe për t’u justifikuar që janë akte politike, Basha ka zgjehdur që të acarojë dhe të nxehë situatën politike, për të tentuar më pas një marrëveshje, e cila mund të shkonte më pas deri në amnisti që do të shpëtonte Lulzim Bashën nga skandali ku është përfshirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Boll e përkëdhelët Lulzimin
Previous article MENTOR KIKIA/ Mësoni të kërkoni ndjesë e të respektoni dhimbjen e të tjerëve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k