• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Ja vlen të protestosh çdo të enjte me shpenzime “partie”?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Ja vlen të protestosh çdo të enjte me shpenzime “partie”?

February 24th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi 

Që një parti politike, aq më tepër një parti në opozitë, të organizojë tubime dhe protesta masive natyrisht duhet të shfrytëzojë mbi çdo gjë tjetër, arsenalin dhe potencialet e saj njerëzore, ku rolin vendimtar e luan baza,  të besuarit e saj, anëtarësia e saj.

Jo gjithmonë partitë kur bien nga pushteti, arrijnë të ruajnë numrin e dikurshëm të fanatikëve të cilët duhet thënë se, për hir të së vërtetës ata firojnë pjesë-pjesë për shkaqe nga më të ndryshme. Kjo ka ndodhur  realisht me partinë kryesore të opozitës.

Në Shqipëri në 28 vitet e tranzicionit demokratik, kanë ndodhur gjëra të tilla, veç faktit që partitë e vjetra tradicionalisht të majta, kanë ruajtur një numër të caktuar militantësh stoikë.

E kundërta ka ndodhur me Partinë Demokratike, ku në fillimet e veta, rreth saj u afruan ndoshta për inerci  dhe kureshtja, edhe ish-pronarët, ish-të burgosurit politikë, ballistët dhe zogistët, të pakënaqurit nga ish-PPSH, madje më shumë ish-komunistë. Partia Demokratike edhe sot e kësaj dite, llogarit si “anëtarësi të saj” ata që u bashkuan me atë forcë politike në 1992, dhe jo ata që u larguan dhe e braktisën atë rrugës deri sot.

E vetmja gjë “pozitive” që mbahet mend nga PD gjithmonë kur ka qenë në opozitë, kanë qenë protestat, dhe për hir  të së vërtetës duhet thënë se i vetmi motiv i ndjekësve të saj fanatikë, që mbushinin sheshet, ka qenë Berisha. Por Berisha ra, sot është i vetëlargua nga të gjitha, madje edhe nga mandati i deputetit, dhe nuk frymëzon shumë ithtarë të PD pavarsisht se mundohet maksimalisht të mbajë të “ndezur” bazën e squllur të asaj partie.

E vetmja gjë që kryetari i PD-së sotme, ka mësuar “përmëndësh” nga mësimet e Doktorit (veç të tjerave) lidhur me mbijetesën në parti, mbetet protesta, por jo  ajo e motivuar politikisht, por ajo e paguar.

Duke ditur mungesën e meritës dhe aftësive si politikan ende i ri , dhe duke patur parasysh “ndihmën e madhe” nga vetë ai derisa mori postin e kryetarit, duket se Doktori nuk mungon kurrë të japë i pari “dorën” e fundit dy ditë para çdo proteste.

Kurse Lulzimi dhe Gazmendi , nisin shkresa zyrtare drejt degëve të PD-së në rrethe, duke i urdhëruar dhe porositur ata “të mos kursejnë paratë për udhëtimin dhe shpenzimet e tjera të atyre që do të vijnë në protestë”. Kjo ka ndodhur së fundi  në 16 dhe 21 shkurt, por kjo ka ndodhur dhe do të ndodhë këtej e tutje në pothuajse çdo protestë “popullore” që ka thirrur PD , apo në bllokimet e akseve rrugore nacionale.

Por gjithsesi të paguash për çdo ditë enjte proteste autobuzët, furgonët, ushqimin, flamujt, flakadanët, fishekzjarrët, boritë dhe njerëzit që do të mbushin sheshet, padyshim është shpenzim i madh për arkën e partisë, qoftë edhe për sponsorët e saj të deklaruar apo të padeklaruar.

Askush nuk të jep para (miliona) falas, për protestat, mjetet e transportit e logjistikën, kur e di  fare mirë se gjithçka shpenzohet për hiçgjë.

Por ja vlen të protestosh rrugëve dhe shesheve me para “partie” apo sponsorizime biznesi, ndërkohë që duhet të ketë një motiv, arsye, shpresë dhe besim tek ata që të mbështesin realisht si forcë politike ? Natyrisht nuk ja vlen, pasi duke i mësuar me para qyl “protestuesit” vjen një ditë që mbetesh me gisht në gojë, duke dobësuar maksimalisht bazën e vërtetë të partisë.

Kjo ka ndodhur edhe me PD e sotme, ku shumica e atyre që e ndjekin pas në protesta (dhe që janë ftuar nga kryetari ta ndjekin këtej e tutje çdo të enjte) nuk  janë gjë tjetër veç hallexhinj “të djathtë” të parapaguar, kurse pjesa e mbetur janë fanatikë tradicionalë. Por ekziston edhe një tjetër “merak” nga dorëzuesit demokratët të mandateve.

Sipas tyre “tashmë që nuk jemi më as deputetë, njerëzit dhe më keq akoma biznesmenët, nuk po na hapin as telefonat, dhe jo të na vijnë në protesta, apo të paguajnë për protestat tona”.

Gjithsesi mbetet për tu parë nga afër ecuria e protestave të opozitës këtej e tutje, tashmë që kolegji i kryetarëve , (një shpikje e re kjo) të degëve të PD-së në rrethe, ka vendosur që “çdo të enjte  të mblidhemi para Parlamentit deri në rrëzimin e qeverisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Pse nuk na duan më kosovarët?!
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Lista zyrtare e 337 themeluesve të PD-së ’90: Pse i eleminoi Sali Berisha 100% të tyre?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k