• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ “Soroisti” Trump dhe kriza e kartonave
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ “Soroisti” Trump dhe kriza e kartonave

February 19th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Skënder Minxhozi/

Sa kohë në Shtëpinë e Bardhë ndodhej Barak Obama dhe Departamenti i Shtetit konsiderohej si një “çerdhe soroistësh” nga e djathta shqiptare, qëndrimet zyrtare amerikane ndaj ngjarjeve në Shqipëri shiheshin të gjitha me dyshim brenda rreshtave të opozitës. Pas ardhjes së Donald Trump në krye të SHBA në janar 2017, shumëkush në Tiranë priti me kuriozitet një ndryshim të afërt linje qëndrimi ndaj rajonit dhe Shqipërisë.

Si fillim u përfol ikja e shpejtë ambadadorit Donald Lu, çka nuk u verifikua, pasi Lu jo vetëm vazhdoi të qëndrojë edhe një vit tjetër në Tiranë, por u konfirmua në një post të ri diplomatik. Një tjetër moment ku opozita e djathtë ushqeu pritshmëri dhe shpresa për ndihmë nga administrata amerikane, ishin zgjedhjet e vitit 2017. Lulzim Basha zbriti në Rinas me foton me gishtin lart në krah të Trump, por mesa duket të bësh fotografi me para, afër një presidenti amerikan, është sërish e pamjaftueshme për t’u bërë lider politik i suksesshëm. Zgjedhjet u njohën nga Uashingtoni, bashkë me fituesit e humbësit e tyre, ashtu siç u certifikuan edhe nga OSBE, BE dhe vendet kryesore europiane.

Sot ndodhemi në një tjetër moment testimi të qëndrimit amerikan ndaj ngjarjeve në Shqipëri. Si zakonisht kemi krijuar një mishmash politik dhe ligjor që s’ka zot ta zgjidhë. Si zakonisht viktima e mllefit partiak dhe kalkulimeve të pista politike, janë institucionet dhe soliditeti i shtetit. Djegia kolektive e mandateve nga opozita, provokoi një tjetër reagim të ashpër të amerikanëve. Lulzim Basha u detyrua të recitojë Linkolnin, për t’i ikur pyetjeve të gazetarëve për deklaratën amerikane, e cila i bëri thirrje të hapur deputetëve që të mos bashkohen me thirrjen për djegie mandatesh. Pak a shumë siç kishte ndodhur në korrik 2016, kur ambasada e SHBA në Tiranë u detyrua të thërrasë veç e veç deputetët opozitarë, për të garantuar votat për reformën në drejtësi, e cila u luftua deri në momentin e fundit nga Berisha dhe Meta.

Që të mos humbasim vështrimin nga trungjet, duke u marrë me degët e djegura në derën e Kryeministrisë: amerikanët duan reformën në drejtësi. Duan SPAK dhe BHK. Duan gjithashtu stabilitetin e Ballkanit në momentin kur serbë dhe kosovarë përgatiten të lëvizin kufinjtë, pas një lobimi të qartë ruso-amerikan. Sherret e vogla të Tiranës veçse acarojnë marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Donald Trump nuk ndryshon shumë nga “soroistët” para tij, kur vjen fjala tek këto piketa strategjike. Kjo e shpjegon ashpërsinë e deklaratave të fundit amerikane, përballë “gjestit historik” të mandateve, që Basha po përpiqet të shesë majtas-djathtas, brenda dhe jashtë vendit. Po hyjmë në një stinë tjetër përplasjeje mes faktorit ndërkombëtar dhe opozitës në Shqipëri. Rezultatin e dimë qysh në krye të herës…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Si duhet lexuar deklarata e Metës kundër reformës në drejtësi
Previous article LULJETA ÇIPI/ Pse opozita kërkon të marrë peng fatin e Shqipërisë?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k