• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ A të kam folur ndonjëherë për erën e 21 Janarit
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ A të kam folur ndonjëherë për erën e 21 Janarit

February 15th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nuk kam asgjë me protestat që kanë kaluar vijën e kuqe, sepse protestat paqësore kanë një shije farmaceutike. Por që pas 21 Janarit i kam frikë protestat e Bulevardit në Tiranë, sepse ky vend nuk do më dëshmor dhe nesër duket sikur po fryn erë e një “21 Janari” të dytë, me shpresën se dikush do e humbë toruan në fund, dhe një barazim me “21 Janarin” e Berishës do ishte fitorja e madhe e një opozite, që në fakt nuk ka asnjë dromcë morali të dalë aty në emër të shqiptarëve.

Shqiptarët kanë arsye të protestojnë dhe protesta është gjaku i demokracisë, por nesër nuk kërkohet ky lloj gjaku.

Pse mendoj kështu:
– Partia e Lulzim Bashës dhe e Kryemadhit kanë drejtuar dhe bashkëdrejtuar vendin me nga dy mandate, plot 8 vjet. Janë të provuar dhe nuk ofrojnë dot sot as emrin e tyre, as moralin, për fat të keq as të shkuarën. Për kë ta hedhësh Kryeministrinë në erë? Për këtë opozitë?! Problemi më i madh është se shqiptarët nuk përfaqësohen më prej tyre, ndoshta as prej qeverisë së Edi Ramës, por Edi Rama mund të qëndrojë për sa kohë nuk ka një kauzë frymëzuese apo një alternativë më të mirë sesa ai. Pse duhet ta zëvendësojmë këtë qeveri me një më të keqe, me një që shqiptarët para dy vitesh nuk e votuan?

Zgjedhjet e 2017-ës i dhanë LSI-së dhe PD-së një humbje të thellë. Pse u dashka që të vijnë ata në pushtet me dhunë, dhe jo me zgjedhje dhe alternativa?

Ç’domethenë kjo: Ik ti, se une s’fitoj zgjedhjet me ty, por dua unë të jem qeveria. Fito zgjedhjet dhe qeveris, kështu funksion demokracia. Aq më tepër që është marrëzi të hedhësh në erë një qeveri për taksa të larta apo PPP, se kështu mendon Luli apo Monika, apo Paloka dhe Kejdi. Këto janë modele që i gjykon populli dhe jo ata. S’mund të kërkosh një çadër të dytë pas dy vjetësh kur hyre në zgjedhje dhe e more përgjigjen. Nëse opozita nuk është bindëse për popullin, ky nuk është faji i Edi Ramës por qari i Edi Ramës dhe halli ynë. Opozita do ndihmuar jo duke u bërë për të dëshmor në protestë, por ta ndihmojmë të bëhet më e fortë para një qeverie dhe një kryeministri që sot për sot është i gjithëfuqishëm, dhe duket sikur po i krijon opozitat më shumë brenda partisë së vet se jashtë. Ky është një tjetër diskutim, për kohëra të tjera.

Sa për kujtesë, sot ne jemi në të njëjtin kapitull me Maqedoninë e Veriut, në procesin për anëtarësim në BE, por ndërsa Maqedonia e Veriut po zgjidh krizat me fqinjët për të vrapuar para, ne këtej po krijojmë kriza të brendshme duke rrezikuar të mbetemi të fundit. Sa për qeverinë, unë për vete nuk e njoh më (me shumë se gjysma është e re) dhe duhet parë serioziteti sipas eksperiencës, por mund të gjykojnë ata që njohim prej vitesh. Si i thonë një shprehjeje: bëhu erë dhe jo veri. /Tiranapost.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Sinjalet pozitive që mund të marrë opozita, nga protesta e 16 shkurtit
Previous article GJERGJ SKURA/ Kur "Presidenti" Hoxha bën thirrje për protestë, e ka një hall

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k