• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENKEL DEMI/ Ata ishin tre…
Home
Blog

ENKEL DEMI/ Ata ishin tre…

February 9th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Njoha fillimisht ata të dy, Alfons Gurashin dhe Agron Çobanin. Më pas Kiço Blushin.

Ata ishin tre… dhe e kishin për zemër të gjerbnin kafe apo të shkonin në ndonjë katund të Tiranës të rrëkëllenin ndonjë gotë me meze. I punonin rrengje sho-shoqit dhe ua tregonin të tjerëve. Vinin në lojë veset, ngulamendjet e njëri-tjetrit, por nuk bënin asnjëherë llogje Kavaje për askënd.

Ju pëlqente të qeshnin e të gëzonin atë çka u jepte jeta sot, sepse e djeshmja mund kishte qenë fshikulluese, të nesërmen e prisnin me mospërfillje, tek shuanin një duhan apo shihnin një gotë qelqi të zbrazur.

Ata ishin tre…, pastaj u bënë dy, pastaj një, kurse sot janë përsëri tre.

Kam vite që i urrej mortet, nuk shkoj në varrime. Ajo udhë e heshtur, kur duhet të shtijmë të ndjerin në varr, ta mbulojmë me dhè, më kall datën. Por, nuk kam fuqi të ndal kujtimet, ndaj jetoj duke i ngrohur ato sikur me qenë klloçkë që kërkon të nxjerrë nga veza ata që ikin.

Alfons Gurashi më mësoi sa larg duhet t’i rrija mikrofonit në radio; një pëllëmbë, nëse do flisja me zë të qetë, dy pëllëmbë, nëse më duhej të isha thërritës.

Agron Çobani u thoshte nëpër shkallë “koleg” të gjithë atyre që solli partia në punë në vitin 1994 në Radio Tirana, duke na zënë vendet ne të tjerëve që kishim kaq kohë që bënim emisione. Sot e kësaj dite e përdorim “koleg” për të shpotitur ndonjë të pagdhendur.

Kiço Blushi bashkë me Nikollë Lesin bëri lëmsh një Shqipëri të tërë, tek sajonim duke pirë birrë në Kopenhagen ndryshime në qeverinë e Ilir Metës. Të nesërmen, kur telefoni i Qemal Minxhozit ulërinte nga thirrjet (meqë ne të tjerët nuk kishim roaming) qeshte me të madhe dhe thoshte: “Niko, na ka rrjedhur Shqipëria!”.

Sot, mësova që iku i fundit prej asaj Tirane, ku këta burra kishin guximin ta vinin në lojë dhe ta përqeshnin. Ky qytet po humb barin prej betonit, cinizmin, ironinë therrëse, gazmendin prej atyre që po ikin. Unë as nuk di t’i përcjell…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELISA SPIROPALI/ Solidaritet njerëzor dhe përulje me respekt, për famijen që ra viktimë e terrorit politik e mediatik
Previous article SHËNIM/ Revolta e një prindi ndaj vemjeve politike që ia sollën shpirtin në majë të hundës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k