• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Asgjesimi i mesazheve të forta të PD nga LSI
Home
Blog

MERO BAZE/ Asgjesimi i mesazheve të forta të PD nga LSI

February 8th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Lulzim Basha nuk është se nuk po lodhet. I ka marrë gjithë qytetet me radhë dhe po u kërkon të vijnë në Tiranë më 16 shkurt. Po u premton rrëzimin e qeverisë, ose detyrimin e saj për të krijuar një qeveri tranzitore për zgjedhjet lokale. Biles në këtë pikë ka bërë xheloz dhe Koço Kokëdhimën.

Por ajo që është problem në gjithë periudhën parapërgatitore të opozitës për protestën, është ajo që do të ndodhë një ditë pas protestës.

Gjithë pasiguritë e opozitës burojnë pikërishtë tek dita pas protestës.

Dhe pikërisht për këtë, Lulzim Basha dhe LSI po japin mesazhe të kundërta.

Arma më e fortë që PD po përdor për të mobilizuar militantët, është diskutimi që pas datës 16 shkurt, PD do djegë mandatet dhe nuk do të shkojë në Kuvend.

Këtë e thotë në çdo vend, ua thotë në çdo rreth, bën sikur e diskuton dhe në grup parlamentar, bën sikur ka unitet për këtë çështje, dhe kjo duket në rregull.

Nga ana tjetër, LSI bën të kundërtën. Dhe ajo thotë në çdo vend, në çdo takim, në çdo qytet, që ‘mandatet nuk i djegim, se i kemi marrë me gjak’.

Dhe nuk është se dhe ata gënjejnë, me gjak i kanë marrë.

Pjesa e mbetur e opozitës, partitë e vogla aleate, janë katër individë, që çfarë thotë njëri nuk mendon tjetri, dhe për këtë çështje.

Ndaj i gjithë investimi i PD për të motivuar protestuesit më 16 shkurt shkon dëm, pasi përplaset me mesazhet e kundërta të aleatit të saj kryesor.

Nëse ka një gjë që ka problem opozita, është mungesa e besimit tek Basha dhe premtimi i fortë që do djegë mandatet është diçka konkrete, që duket sikur mund ta besosh.

Por kur dhe këtë e bën të pavlefshme pjesa tjetër e opozitës, atëhere gjithçka shkon dëm, pasi PD nuk mund t’i lërë fushën e opozitës LSI-së, dhe aq më tepër mandatet e saj, pasi i takon t’i marrë partia më e madhe e opozitës.

Dhe kur dy partitë më të mëdha të opozitës nuk bien dot dakord as si do t’i gënjejnë protestuesit deri më 16 shkurt, shumë të vështirë do ta kenë t’i gënjejnë pas 16 shkurtit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNIM/ Revolta e një prindi ndaj vemjeve politike që ia sollën shpirtin në majë të hundës
Previous article ARBANA XHARRA/ Dua të besoj tek shqiptarët e ndershëm, të besës e të nderit, por para më dalin vetëm bisha të egër

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k