• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Më në fund disa ministra që mbrojnë qeverinë
Home
Blog

MERO BAZE/ Më në fund disa ministra që mbrojnë qeverinë

February 7th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Sandër Lleshi ka pasur së paku dy ditët e fundit disa shfaqje publike shumë politike. Ideja se një ish gjeneral ishte një njeri i disiplinuar që nuk fliste politikisht, u shkri shpejt dhe ai ka përballuar për dy ditë një debat thellësisht politik, biles dhe inteligjent me kundërshtarët e tij politikë.

Dje në Komisionin e Sigurisë e kishte më të lehtë me Flamurin dhe “flamurtaret” e LSI, kurse sot në Kuvend, pamë një ministër politik që di t’i kthehet një vrasësi gojë-shthurur si Sali Berisha dhe një dështaku si Lulzim Basha.

Artikulimi i tij i qartë dhe pa emocione, duke i trajtuar ata si vrasës qytetarësh, është një risi në shfaqjen publike të një ministri të Edi Ramës.

Për gati pesë vjet, ministrat e qeverisë “Rama”, kanë qenë më shumë në pozicione mbrojtëse ose të heshtur, duke parë punët e tyre dhe duke bërë kujdes që të shmangin sulmet e opozitës, përmes kapjes nga pushteti i tyre. Dhe problemi më i madh që u duk pas ndryshimeve në qeveri të Ramës, ishte se ministrat e rinj ishin teknikë dhe mund të binte pesha politike në Kuvend.

Në fakt po ndodh e kundërta. Një ministër teknik si Lleshi, është shumë sot më politik në betejën e tij, se ministra të tjerë që vijnë nga Parlamenti. Po ashtu peshën e debatit e kanë marrë Ministrja e Drejtësisë, e cila në fakt ka qenë një qënie e heshtur dy vjeçare.

Ky është një sinjal pozitiv, që ndoshta vjen nga liria që kanë ministrat e rinj teknikë, duke mos pasur lidhje politike apo histori që i mbajnë peng, dhe duke mos pranuar gjuhën përbaltëse të opozitës.

Por përpjekja për të bërë betejë në Kuvend, dhe me një nivel të respektueshëm, është një një shenjë e mirë.

Problemi që kanë qeveritarët zakonisht është si të mos bëhen objekt debati, duke u marrë me punët e tyre dhe kjo e ka pas ulur shumë nivelin e debatit politik në Kuvend, duke e monopolizuar gjithçka Edi Rama, i cili e ka debatin armën më të fortë.

Zgjidhja e gjuhës së ministrave dhe përfshirja e tyre në debatin publik, është jo vetëm “gjimnastika” më e mirë politike e tyre, por dhe një shenjë që ata janë të lirë të debatojnë dhe t’i kthehen Sali Berishës, pikërisht për thelbin e krimeve të tij, që është vrasja e qytetarëve në emër të pushtetit.

Nga ana tjetër kjo është një shenjë se nuk ka rëndësi nëse në qeveri shkon nga politika, apo shoqëria civile, por sa i gatshëm je të bëhesh pjesë e debatit politik. Rasti i Ministrit të Brendshëm, por dhe ministrave të tjerë që sot u përballën në Kuvend me Berishën, tregon se politika nuk është hipotekë që ta jep kryetari dhe ti e mban për “CV”, por një shans për të dëshmuar fuqinë tënde politike.

Pas shumë kohësh në Kuvend, Partia Socialiste nuk e ka të nevojshme të mbrojë ministrat, përkundrazi ministrat po mbrojnë qeverisjen e PS. Dhe kjo është një arsye për të refektuar për të gjithë ata që ishin skeptikë për ministrat teknikë. Liria për të folur dhe mbrojtur atë që beson, është më e rëndësishme se libreza e punës në Kuvend, e cila të jep rrogën si politikan, por nuk të bën të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR METAJ/ Kur ne ishim 14-15 vjeç kishim turp edhe t’i shihnim në sy vajzat, ndërsa sot…
Previous article MIRA KAZHANI/ Ta klonojmë Dafina Zeqirin!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k