• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Protesta e Zagorisë dhe nevoja për një projekt mjedisor serioz
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Protesta e Zagorisë dhe nevoja për një projekt mjedisor serioz

January 25th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Skënder Minxhozi

Një krahinë kundër shumëkombësheje gjigande! Ky mund të ishte titulli i asaj që ndodhi në orët e fundit në Jug të Shqipërisë, aty kompania Shell ka planifikuar të kryejë gërmime për të verifikuar nëse ka burime hidrokarburesh. Ka qenë jo vetëm reagimet e shumta të shoqatave e forumeve, si është deklarata e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, por kryesisht shqetësimi dhe kundërshtitë e shumta të banorëve të zonave të luginës së Vjosës, ato që kanë shtyrë kompaninë në fjalë dhe qeverinë shqiptare, që të saktësojnë se nuk do të lejohet të preket parku i Zagorisë.

Këto orë lajmi se kërkimet për naftë mund të prekin zona të mbrojtura, burime ujore, mbetje arkeologjike etj, po gjejnë një kundërshtim të fortë publik nga banorët lokalë. Më herët, kundërshtime të forta ka pasur edhe nga banorët e krahinave ku janë planifikuar për t’u ndërtuar HEC-e, të cilat shpesh kanë shkatërruar lumenj e burime që përbëjnë thesare të vërteta të natyrës shqiptare.

Ethet e garës për energji kanë kapur edhe Shqipërinë. Një vend i cili krenohet me të drejtë për gjenerimin e energjisë së tij nga burime të rinovueshme, falë hidrocentraleve të ndërtuara kryesisht në zonën e Veriut. Presioni për projekte të reja ka ardhur duke u shtuar vitet e fundit, kur janë ndërtuar HEC-e dhe një TEC në Vlorë, duke anashkaluar faktorin mjedisor. Një aspekt i cili ka qenë thjesht i neglizhuar e injoruar gjatë gjithë tranzicionit shqiptar.

Jemi vërtetë një vend që energjinë që prodhojmë e kemi të pastër, por jemi gjithashtu vendi i prerjes vandale të masiveve pyjore, i shkatërrimit të brigjeve të lumenjve, i varrezave masive të mbetjeve gjithfarësh, skeleteve të makinave dhe ndotjeve industriale të mbetura nga koha e komunizmit. Jemi vendi që rregullisht i “eksporton” plehrat, në grykëderdhjet e Drinit e lumenjve të tjerëm, drejt Malit të Zi e Kroacisë, duke u bërë objekt talljeje i shtypit botëror.

Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë ndërgjegjen e saj ekologjike. Jo një karikaturë aktivistësh mjedisorë që improvizojnë në ambjentin politik e mediatik, por një vetëdije të konsoliduar përmes përfaqësimit fillimisht në rangun e shoqërisë civile e mediave, e më pas edhe në skenën politike. Protesta e banorëve të dëshpëruar të Zagorisë së thellë, tregon se momenti ka ardhur prej kohësh.

Jemi vetë ne që i prodhojmë të parët plehrat në dyert e shtëpive, lagjet e qendrat e fshatrave. Jemi po ne që duhet të ndërgjegjësojmë veten dhe të tjerët, fillimisht që të mos ndotim ngastrën tonë të vogël personale, e më pas që t’i japim një zë të kualifikuar shqetësimeve të mëdha mjedisore, me të cilat Shqipëria si shtet, nuk është marrë kurrë seriozisht.

Në botën demokratike lëvizjet mjedisore ngrenë dhe rrëzojnë qeveri. Tek ne të paktën të arrijmë që mbajmë pastër vendin ku jetojmë. Që të mos na vijnë turistët në verë e të na shesin në rrjetet sociale si ndonjë fis i humbur afrikan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEDA BALLUKU/ Shporruni o djaj, lirojini auditorët nga zinxhirët tuaj të ndryshkur!
Previous article KRISTO MËRTIRI/ Taborri i policirave dhe Gjenerali

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k