• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Përçarësi i unitetit kombëtar dhe Lulzim Basha si zëdhënës
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Përçarësi i unitetit kombëtar dhe Lulzim Basha si zëdhënës

January 10th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Ajo që pritej ndodhi. Lulzim Basha ka dalë sonte në “Opinion” përballë gazetarëve dhe është përqëndruar tek mos-dekretimi i Cakajt duke u sjellë hapur dhe pa asnjë ndrojë si zëdhënës i Ilir Metës. Basha ka riprodhuar argumentat e Ilir Metës kundër Cakajt, duke u bërë kësilloj palë përçarëse Shqipëri-Kosovë.

Në fakt kjo nuk është se të habit, kur dihet se e shoqja e Metës është bashkëkryetare e opozitës, por, të kthehet kryetari i partisë më rë madhe opozitare në një zëdhënës të të shoqit të bashkëkryetares, ngjan paksa amatorizëm politik. Por, mesa duket Basha është 1-shi për të qenë 2-sh dhe këtë e tregoi edhe sonte me pamaturinë politike duke u sjellë jo si kryetar opozite por si zëdhënës i burrit të aleates së tij politike.

Ndërkohë, nga ana tjetër kemi të bëjmë me një president (pozicioni i të cilit mbart mbi supe peshën e rëndë të unitetit të kombit), që duke shkelur kushtetutën dhe duke sulmuar një shqiptar të Kosovës si të paaftë për të qenë ministër i Jashtëm i vendit tonë, po tenton të përçajë për herë të parë përçarjen Shqipëri-Kosovë.

Ata që kanë sulmuar Cakajn janë Serbia, Greqia, Sali Berisha dhe Ilir Meta. E ky nuk është sulm ndaj një personi, por ndaj vetëvetes, ndaj shqiptarëve të Kosovës. Të dalësh krah Serbisë e Greqisë kundër një njeriu që përfaqëson shqiptarët e Kosovës dhe të nxisësh përçarje mes shqiptarësh duke luajtur lojën me spiunë, është të mos jesh simbol i unitetit, por i përçarjes.

Thënë të gjitha këto, Lulzim Basha që bën zëdhënësin e Metës dhe ky i fundit që është arkitekti i këtij skandali, janë pozicionuar në një krah, për të thënë se ai shqiptari i Kosovës nuk mund të jetë ministër i Shqipërisë. A është ky uniteti kombëtar? A është kjo politikë pro kombit shqiptar?/ F.Muça – Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ Armiku i popullit!
Previous article ANALIZA/ Muri është një simbol i nevojës së Donald Trump

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k