• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Kujt i shërbeu sot Meta me mos-dekretimin e Cakajt?
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Kujt i shërbeu sot Meta me mos-dekretimin e Cakajt?

January 10th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Presidenti Ilir Meta sort ka refuzuar të dekretojë në postin e  ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn.

Cakaj, shqiptari i Kosovës i cili është vlerësuar gjerësisht për aftësitë dhe shkollimin e tij në fushën e diplomacisë ka qenë prej ditësh në qendër të debatit publik, ku ‘këshilltarët’ e  Metës që shkruajnë e flasin në media, kanë hedhur në publik të gjitha “argumentat” e presidentit kundër tij.

Ajo që bëri Meta sot në fakt nuk ishte asgjë tjetër veçsa firmosja e argumentave të ‘këshilltarëve’ të tij që dihet cilët janë e çfarë aftësishë të jashtëzakonshme kanë për tu përkulur.

Por, përtej kësaj, Ilir Meta është një politikan që nuk ka vajtur në Presidencë për të bërë Presidentin. Ai ka hyrë në atë zyrë për të marrë edhe një instrument që sot, të ketë më çfarë t’i bëjë opozitë Edi Ramës. E teksa dëgjon të thuhet se “Argumentat e Presidentit Meta janë absurdë”, të kujtohet që kjo në fakt nuk ka pse të përbëjë çudi, pasi  ai është i shoqi i bashkëkryetares së opozitës, ish-kryetari i LSI-së e njeriu ku edhe sot e gjithë LSI ka sytë. Kjo nuk do aftësi analizuese për ta thënë apo kuptuar.

Ilir Meta sot bëri detyrat e shtëpisë si bashkëdrejtues i opozitës, pavarsisht gjuhës së drunjtë që përdor në përditshmëri si President kur shëtit bjeshkëve me Çim Pekën e pi raki me Fahri Balliun. Edhe pse një fjalë e urtë thotë “Më thuaj me kë rri të të them cili je”.

Ndaj, Meta me mos-dekretimin e Cakajt, duke shkelur hapur Kushtetutën si në rastin e Lleshajt, ka bërë detyrën ndaj opozitës që bashkëdrejton. Këtë e di edhe Edi Rama, këtë e di çdo shqiptar këtej e andej kufirit, e kjo nuk i shërben opozitës.

Cakaj është thjeshtë justifikimi për të mbajtur betejë ndezur mes qeverisë dhe opozitës. Të gjitha argumentat e Metës janë justifikime sa për të thënë.

Gjithësesi, e vetmja e re në këtë histori është fakti se për herë të parë, hapur, Meta është rreshtuar krah Serbisë e Greqisë që janë kundër Cakajt ministër. Njëlloj si Berisha, Serbia e Greqia, Meta sot ka dalë kundër një propozimi si ai i shqiptarit të Kosovës, Genti Cakaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Gent Caka nuk “tradhëton” dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!
Previous article BATON HAXHIU/ Mesazhi për Metën përpara se të bënte një gabim historik per “ministrin” kosovar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k