• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ILIR YZEIRI/ Protesta që rikonfirmoi Edi Ramën
Home
Blog

ILIR YZEIRI/ Protesta që rikonfirmoi Edi Ramën

January 9th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ilir Yzeiri

Protesta e studentëve pati shumë e shumë anë dhe shfaqi pothuajse të gjitha shenjat e jetës shqiptare : zemërimin, madhështinë, dinjitetin, por edhe dritëhijet, traumat, psikikën e lodhur, entuziazmin, ironinë, urrejtjen, patologjitë e shpifjeve dhe sharjeve, pra, gjithçka. Të gjitha këto u shfaqën shkallë-shkallë. Në fillim, ajo ishte një manifestim madhështor i zemërimit studentor e shoqëruar edhe me një ndjenjë të lartë dinjiteti. Ata e mbajtën larg politikën dhe sidomos opozitën.

Nuk pranuan që ta delegojnë atë zemërim në asnjë përfaqësi studentësh apo grupesh që mund të merrinin më pas atributet e padëshiruara të politikanëve ordinerë. Ata krijuan, siç thoshte, Mero Baze në një editorial të tijin, tipin dhe modelin e studentit të zemëruar që identifikohej me cilindo student krenar që kërkon dije dhe jo të blejë notën.

Tronditjen më të madhe nga kjo protestë e pësoi qeveria e Edi Ramës dhe personalisht jam i prirur të besoj se Kryeministri i Shqipërisë, ashtu siç e deklaroi vetë, e ndieu thellë shuplakën e protestës. Largimi nga qeveria e gati gjysmës së kabinetit ishte përgjigjja e shuplakës dhe një përgjegjësi e re.

Në fillimi opozita, pra, LSI-ja dhe PD-ja, qëndruan si në distancë dhe kaluan në delir se menduan që zemërimi i studentëve dhe rrugët plot mund të ishin një mundësi e mirë që studentët të thërrisnin opozitën dhe bashkë me të ta çonin më tej kauzën e nisur, duke e shndërruar zemërimin e fillimit në kërkesa politike që do ta kënaqnin atë. Mirëpo kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, ndodhi ajo që askush nuk e mendonte.

Protestuesit, në heshtje, e pranuan dialogun në distancë me Edi Ramën dhe pikërisht atëhere kur të gjitha studiot e televizioneve gjeneraliste zienin nga patosi për ta vënë Edi Ramën me shpatulla për muri, ky i fundit nuk ngurroi dhe u përplas vetë me studentët. Në këtë përballje ai jo vetëm tregoi përgjegjshmëri, por shfaqi edhe anën më të fortë si personazh politik që është zotërimi absolut i teknikës së komunikimit publik. Ndihmën më të madhe në këtë kohë ia dha as më shumë e as më pak, por Blendi Fevziu.

Emisionet e tij me studentë të mllefosur dhe përballja e Ramës në studion e tij ia siguruan përfundimisht fitoren kryeministrit shqiptar sepse në ato përballje, për fat të keq, nuk artikuloheshin problematikat e studentëve të zemëruar, por vreri kundër Ramës. Në raste të tilla, me një personazh si Rama që zotëron në perfeksion batutën dhe ironinë, është e vështirë ta nxjerrësh të humbur. Përtej kësaj, Rama ishte më i vëmendshëm ndaj kërkesave të studentëve sesa ndaj akuzave që i bëheshin atij për gjithfarësoj hyneresh.

Kapitulli i tretë dhe i fundit dihet. Ndërkohë që Rama me shpejtësi miratoi disa VKM që zgjidhnin kërkesat e studentëve, opozita nxitoi të rrëmbente zemërimin e shuar të studentëve  dhe mbi hirin e tij të ndizte flakën e pajetë të kauzave të humbura të saj. Ajo që ndodhi pas festave të fundvitit ishte trishtuese dhe banale. Pas kësaj, opozita është mirë të tërhiqet për disa kohë nga aksionet politike të daljes në rrugë dhe të shohë strategji të tjera të përballjes me qeverinë. Protesta e studentëve të zemëruar ishte në një farë mënyre rikonfirmim i Edi Ramës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Dështimi i ”Casa del Papel” Albania
Previous article SPARTAK NGJELA/ Pse është mërzitur Ilir Meta

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k