• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MYSLYM PASHA/ A e ka festuar vallë Vitin e Ri, draftmarrëveshja e paktit detar me Greqinë?
Home
Blog

MYSLYM PASHA/ A e ka festuar vallë Vitin e Ri, draftmarrëveshja e paktit detar me Greqinë?

January 6th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Draftmarrëveshja e ndarjes së Detit midis Greqisë dhe Shqipërisë, e kaloi Vitin e Ri në sirtarët e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

 

Si u ndje, vallë, në këtë braktisje dhe këtë izolim?

Ç’përjetoi ajo në duar të tjera?  A është ajo një version i vërtetë i së Vërtetës së ndarjes së drejtë dhe të ndershme?

Apo është një Flamur i Bardhë, në  dorëzimin e hapësirës detare?

Vetëm pyetje dhe pas tyre një heshtje e vrarë!

Atje, në arkivin e huaj  ndodhet edhe Marrëveshja e para dhjetë vjetëve, me vijën  e tradhëtisë dhe  të dorëzimit.

Greqia, asokohe, proklamoi me zё fitoreje dhe krenarie, se kish realizuar synimet mё tё larta gjeostrategjike dhe politike.

Ndёrkaq, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e hodhi poshtё.

Drafti – cung i Marrëveshjes së Re, ka gjasё se do tё jetё shëmbëllim i kapitullimit diplomatik dhe njё pushtimi tё ri tё hapёsirave detare.

Ashtu e futur në atë hartë të vizatuar dhe të hartuar nga mendje dhe duar të huaja tё cilat nuk kanё negociuar por vetёm, kanё urdhёruar.

Ajo Draft-marrëveshje shpreson se do të fitojë detin e humbur në 2009-tën nëpërmjet  një sajese antiligjore dhe anti-UNCLOS-82,  të asaj…VIJËS SË  DREJTË BAZORE…një truk dhe një trill grafik i mashtrimit që shmang vijat Bazore të Arkipelagut të Korfuzit, prej të cilëve Shqipëria humbte  kriterin  gjeografik dhe historik  si përparësi e  brigjeve të Dheut tonë  Kontinental.

Shqiptarët duhet ta kenё të drejtën të pyesin se kush janë kriteret dhe parimet mbi të cilat është hartuar kjo Draftmarrëveshje.

Ata kanё tё drejtё  të pyesin dhe të sqarohen, se kush kanë qënë përparësorë, kriteret  politike, apo kriteret e sё vёrtetёs shkencore të së Drejtës Detare  Ndërkombëtare?

Atyre iu  duhet qё tё njihen me cilёsinё e betejёs diploamtike, tё  Grupit Negociator, i cili ka hedhur firmat, pa plotësuar suazën teknikoligjore të oponencës,  as të Akdemisë së Shkencave, as të Shtabit të Përgjithshëm të FA…as të Universiteteve të Shqipërisë.

Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme Bushati, tanimë, është në ikje.

A bart nё vete, vallё kryediplomati Bushati, ndonjё brerje ndёrgjegjjeje apo Jo?

Ndёrsa ministri i pritshëm i ri i Europës dhe Punëve të Jashtëme, Cakaj,  festoi i habitur ardhjen qiellore tё postit tё epёrm ministror, nё pёrzgjedhje nё prag tё  kёtij Viti tё Ri!

Ajo Draft-marrёveshje është padinjitet,  një vetvete e shpërfytyruar.

Nuk ka entitet dhe as identitet shqiptar!

Ajo ёshtё dёshmi e shkeljes sё Integritetit Detar tё Detit Jon tё Shqipёrisё.

Ajo nuk iu përngjan veçorive  të brigjeve detarë dhe tipareve Gjeohistorike shqiptare.

Kush do tё jetё vallё ajo dorё historike qё do tё marrё nismёn pёr ta tёrhequr me urgjencё kёtё domethёnie kapitullimi tё shtetit Shqiptar?

A e ka festuar, vallë, Vitin e Ri, Draft-marrëveshja e Paktit Detar – me Greqinë?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Pse po heziton Meta në dekretimin e ministrave shqiptarë që vinë nga Kosova?
Previous article MERO BAZE/ Nga një diversion banal, në një banalitet klanesh

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k