• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MAJLINDA BREGU/ Një sfidë e re!
Home
Politikë

MAJLINDA BREGU/ Një sfidë e re!

January 4th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

“Përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë, kemi një interes të përbashkët!”

Jean Monnet ishte i bindur se “kombet europiane duhej të bashkohen për të mbijetuar”. E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor. Për të ruajtur peshën në një botë që po ndryshon shpejt, duhet të forcojmë marrëdhëniet tona.

Bashkëpunimi është kryefjala.

Jam e nderuar të marr detyrën e sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe krenare që në një zonë ku për vite sfida ka qenë mbajtja gjallë e konfliktit, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal  ka ndihmuar për fuqizimin  e  një realiteti të  ri: atë të angazhimit  të përbashkët të të gjitha vendeve të BP për të ardhmën europiane të rajonit.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka qenë i suksesshëm në gjenerimin e një mbështetjeje të konsiderueshme për reformat në  Europën Jug-Lindore, dhe kështu do vijojë të jetë!

Për këtë arsye jam e bindur se së bashku, nën drejtimin politiktë SEECP dhe mbështetjen e BE, duke përfshirë median, shoqërinë civile, ne do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje tëmençura, që nxisin dialogun më të gjitha grupet në shoqëri.

Nuk do të jetë e lehtë, do të jetë një sfidë si të notosh mes situatash të vështira ekonomike, shoqërore dhe politike.

E ardhmja e rajonit lidhet ngushtësisht me ndërlidhjen.

Integrimi i ekonomive tona në një treg të vetëm,lidhja e njerëzve dhe bashkëjetësa e vlerave; investimi në kapitalin njerëzor dhe intelektual, -cdo reformë lidhet me interesin tonë të përbashkët politik,atë të sigurisë dhe dukshëm me atë ekonomik.

Nuk është rastësore që nevoja për Europë në rajon është kaq e fuqishme.

Jam e bindur që ritmi i zhvillimit rajonal do të ndikojë në ritmin e integrimit tonë europian, për mua është një privilegj shumë i madh  që do të drejtoj KBR ( RCC),po aq sa është një sfidë të cilën bashkë me përkushtimin e stafit të të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal shpresoj ta përballoj faqebardhë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Meqë marrim si shembull Amerikën…
Previous article SPARTAK NGJELA/ Ka nisur tërbimi kriminal, dokumenta të fshehura po dalin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k