• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Isha, pashë, dëgjova dhe ika
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Isha, pashë, dëgjova dhe ika

December 29th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Isha, pashë, dëgjova dhe ika

Pashë, mes të tjerëve, nja dy tipa që nuk frymëzojnë aspak qytetari. Nuk di të them nëse duhej të ishin në burg, por në një protestë për demokraci jo. Ani, secili është i lirë!
Dëgjova, mes të tjerëve, një vajzë me një zë të mrekullueshëm, vokal madhështor, si një soprano. Filloi të fliste tërë mllef: Mbrëmë pashë një gazetar, një palo gazetar, që tha në televizor se tiranasit janë dembelë, qylaxhinj, tashethemexhinj rrjetesh sociale, që rrinë nëpër kafene. Por unë i them atij se ne nuk jemi të tillë.
-Jooooooooo – bërtiti turma.
Ai gazetari isha unë. I thashë mbrëmë këto epitete për banorët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, në një program në ABC News. Vajza, mesaduket, e kishte kapur nga mesi fillin e bisedës, pasi unë i akuzova qytetarët për indiferencë, pasi nuk iu bashkuan apo iu bashkuan shumë shumë pak protestës së thërritur nga një grup emigrantësh. Ndërsa në rrjetet sociale të nxjerrin sytë.
Vajza vazhdoi:
-Ky kryeministër i korruptuar do të iki, do ta qërojmë, bashkë me këta gazetarët e tij dhe mediat e tij të shpifura.
-Pooooooooooooooo – bërtiti turma.
Pastaj ajo vazhdoi:
-Ndaj unë kërkoj:
-Ndryshimin e ligjit zgjedhor, që po mban peng demokracinë.
-Rishikimin e ligjit për koncensionet, që mundëson vjedhjet e tenderave.
-Ndalimin e këtyre ofshore-ve që po zhvasin ekonominë.
Vajza po lexonte shkrimin dhe propozimet që kishte bërë publikisht i njëjti “palo gazetar”.
Dhe turma shoqëronte
-Poooooooooo
-Poooooooooo
Nënqesha dhe qëndrova të dëgjoja deri në fund. Të gjitha mallkimet dhe akuzat e mundëshme, ta thëna e stërthëna deri tani në të gjitha tubimet, mediat, rrjetet sociale. Ik Ik Ik- bërtiste turma. Po si do të ikë, në ç’mënyrë? Konkretisht çfarë kërkohet, çfarë do të bëjmë ne që ai, apo ata të ikin?
Turp, turp, turp….
Ika, me mendjen top që ato që kisha thënë një natë më parë në studio për banorët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë ishin shumë pak. Mu dhimbsën realisht ata emigrantë që kishin ardhur me një ideal dhe shpresë, që mes një populli që pëlcet nga marazi në rrjetet sociale, do të frymëzonin reagim qytetar. Por jo, sot kishte dhjetë herë më shumë njerëz në qendrën tregtare “Toptani”, sesa në protestën para kryeministrisë.
Ika me mendjen top se protestat që mbeten gjatë pa kokë, nga frika se mos e kap Rama, dhe pa axhendë, më duken po aq të vdekura sa edhe një trup pa kokë.
Gjithësesi vazhdoj të shpresoj dhe të këmbëngul se kërkesa e parë, nëse do të ketë, të jetë shkatërrimi i Ligjit Elektoral, për të rikthyer lirinë politike në këtë vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Më shumë se sa të vetëm, socialistët duken të vetmuar në qeverisje
Previous article MENTOR KIKIA/ Në Shqipëri duhet të vendoset, së pari, Liria Politike

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k