• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEDRI ISLAMI/ Studentëve
Home
Blog

BEDRI ISLAMI/ Studentëve

December 18th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Bedri Islami

Po bëhen dy javë që nga protesta juaj dhe kjo është herë e parë që një lëvizje kaq masive gjen njëherësh edhe miratimin e të gjithëve.

Gjen miratimin e prindërve Tuaj?

Gjen miratimin e njerëzve të zakonshëm?

Gjen mbështetjen e atyre që u ishte vrarë shpresa se ky vend mund të ndryshojë?

Gjen mbështetjen e bashkëmoshatarëve tuaj në të gjithë botën, ku janë shpërndarë!

Në mënyrën më cinike të mundshme gjen mbështetjen e trupës suaj akademike, të cilët, edhe këto ditë, kur ju jeni në shi apo nën erërat e ftohta, porositin shampanjë për të festuar fundin e vitit në fakultetet tuaja dhe me paratë që ju kanë marrë!

Gjen mbështetjen e qeverisë, e cila i pranon kërkesat, por është mbyllur në kullën qeveritare dhe nuk luan nga istikami!

Gjen mbështetjen e shefit të qeverisë, që, ndërsa ju fton për dialog, përpiqet që përplasjen mes Jush dhe shtetit, të kalojë në një përplasje mes jush dhe rektorateve dhe dekanateve.

Gjen mbështetjen e opozitës , e cila është po aq fajtore, në mos më shumë se sa qeveria për gjendjen e Arsimit në Shqipëri dhe në veçantë të Arsimit të Lartë?

Gjen mbështetjen edhe të atyre që kanë blerë me një dorë para godinat tuaja dhe i kanë kthyer në salla bixhozi, kur vëllezërit e tyre ishin presidentë apo shefa bashkie!

Pra, gjen mbështetjen e të gjithëve!

Kjo ndodh për herë të parë.

Mund të jetë e fundit.

Ju duhet ta dini këtë! Duhet të dini se e drejta juaj, nëse shpërndahet në vijëza politike dhe nëse teprohet me të, ajo mund të shuhet gradualisht ose mund të bëhet lojë e një populizmi politik, që ju nxjerr në anë të bregut dhe nuk sjell asgjë të mirë për kombin.

Ka gjithnjë një kohë, një moment kur duhet thënë: po më tej?

Po më tej, duhet thënë edhe nga Ju.

Të tetë kërkesat tuaja do të gjejnë zbatim. Disa prej tyre menjëherë dhe të tjera do të duan një kohë.

Ajo, më tej, është për Ju. Nuk është as për qeverinë, as për opozitën, as për kuvendin, me ato që janë brenda dhe me ato që mungojnë.

Mos krijoni shansin e humbur duke u përplasur me njerëzit që ju duan!

Mos i bëni të heshtur ato që iu janë gjendur pranë, pa asnjë merak tjetër, veç asaj që e quani kauzë dhe që është e mundur të mbetet e tillë.

Hienat e trupës akademike u janë ngjeshur; pragmatizmi politik , aq larg vizionit tuaj të deritashëm, po ashtu; qeveria luan me kohën dhe me gatishmërinë për të qenë në një tavolinë me ju, e Ju:

– Mos e lini të ikë kohën tuaj, të mos përdhoset ajo?

ose shtroni vizionin tuaj haptas, ose shkoni në shtëpi, ose kthehuni në auditorë, ose shkoni e bisedoni me forcën që keni sot, e që nesër, politika mund t’ua shterrë.

E sotmja mund të jetë pa një nesër!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Ervin, digje mandatin!
Previous article ROMEO KARA/ Nëse mendoni, se populli do të stresohet nga dhuna juaj në bllokimin e rrugëve dhe do t’i kundërvihet qeverisë e keni gabim

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k