• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Askush nuk do, që të plotësohen ato tetë pika!
Home
Blog

MERO BAZE/ Askush nuk do, që të plotësohen ato tetë pika!

December 12th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Debati për tetë pikat e kërkuara nga studentët si parakusht për të biseduar me qeverinë është fallco, pasi tetë pikat nuk janë të vështira për tu’ realizuar, por nuk janë as shpëtimtare për Universitetin. Ato duket se janë më shumë reagim i studentëve, prej mizerjes në të cilën është katandisur arsimi i lartë në Shqipëri dhe një rrugëzgjidhje për hallet e tyre, por jo një rrugëzgjidhje për hallet e Universitetit.

Por nuk është kjo arsyeja që atyre nuk po u thuhet “Po” nga qeveria qysh në fillim.

Halli i qeverisë është pak më i ndryshëm nga halli i studentëve. Duket se Edi Rama kërkon që me gurin e studentëve të vrasë dy zogj, edhe tarifat e tyre, dhe piramidën fallco të arsimit në Universitet, ku hyjnë që nga plagjiatura e pedagogëve, e deri tek keqadministrimi financiar i tyre.

Për këtë arsye, ndërkohë që studentët duket sikur bëjnë një betejë me qeverinë, qeveria po bën betejë t’i bëjë ata aleatë kundër të tretëve, atyre që drejtojnë Universitetet.

Dhe kjo është arsyja që Edi Rama zgjat betejën me ta. Nuk është se ai dëshiron t’u japë studentëve më shumë se sa ata duan, por ai do ta përdorë hallin e tyre, për të zgjidhur dhe hallin e tij.

Opozita nga ana tjetër, nuk ëshët se ka dëshirë të plotësohen tetë pikat e studentëve, por të shtojë dhe ajo hallet e saj mbi tetë pikat. Ashtu si Edi Rama kërkon të përdorë protestën e studentëve për të shkundur Universitetin, opozita kërkon të përdorë protestën e studentëve për të shkundur qeverinë.

Dhe duket se ajo po bën çmos të krijojë një gjeografi artificiale protestash, që në fakt po e lodhin kot.

Plotësimi i tetë pikave nga qeveria për studentët është fundi i shpresës së opozitës, ndaj kanë ndërhyrë në protestë, kanë ndarë palët, kanë krijuar llogoret e tyre dhe duan që protesta të shkojë në drejtim të tyre.

Nga ana tjetër, dhe organizatorja e protestës së studentëve, “Lëvizja për Universitetin”, duket se ka ndryshuar kuajtë gjatë garës dhe ka shtuar në fakt atë që për të është thelbësore, goditja e ligjit për Arsimin e Lartë, dhe jo vetëm tetë pikat.

Plotësimi i tetë pikave do të ishte një zgjidhje mekanike e krizës dhe nuk do sillte asgjë.

Ndaj retorika për tetë pikat, duket se është vetëm një arsyetim që palët të vazhdojnë betejën për të marrë atë që duan.

Qeveria kërkon të tejkalojë tetë pikat për të shkundur Universitetin, opozita kërkon të tejkalohen tetë pikat për të rrëzuar qeverinë, “Lëvizja për Universitetin” kërkon të tejkalohen tetë pikat, për të rrëzuar Ligjin për Universitetin.

Secili është në hallin e tij ndaj dhe nuk mund të ketë dialog. Por të paktën t’u thonë studentëve se nuk bëhet fjalë për tetë pika, që të mos thahen mes të ftohtit “duke pritur Edi Ramën me tetë pika”, si babagjysh të Vitit të Ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOIKOM ZEQO/ Studentët dhe Mefistofelët
Previous article NAMIR LAPARDHAJA/ Protesta që duhet të merrte përpara Sistemin!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k