• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
VALBONA KARANXHA/ Drejt grevës së urisë deri në përmbysjen e qeverisë, përse studentët nuk ulen për dialog?
Home
Blog

VALBONA KARANXHA/ Drejt grevës së urisë deri në përmbysjen e qeverisë, përse studentët nuk ulen për dialog?

December 11th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Valbona Karanxha

Protesta e studentëve vazhdon ndërkohë që nga dita në ditë dinamika e saj ndryshon. Si mund ta kornizojmë këtë lëvizje, si politike, apo thjesht shoqërore me natyrë  sociale, meqënëse kërkesat e studentëve anojnë nga barazia shoqërore  dhe përfaqesi të barabartë në strukturat e dekanatit/rektoratit, si edhe në nje ndryshim thelbësor ne ligjin e arsimit për  përfaqsim me të drejtë vendimmarrje.

Kjo protestë ëshë e orkestruar, por jo e “mirë-orkestruar”. Situata mund të dalë jashtë kontrollit nga minuti ne minutë.

E para, studentët që janë protagonistë të kësaj revolte janë shtresa më e prekur në rangun studentor. Shumica janë nga rrethet, prindërit e tyre janë shtresë e mesme sipas standartit të Shqipërisë.

E dyta, janë studentë që nuk shkëlqejnë akademikisht, dhe masa e frustrimit për kushtet e vështira me shtrenjtësinë e jetës i japin kuptim revoltës së tyre ndaj sistemit. Por në një vëzhgim të shpejtë të kërkesave të tyre të paraqitura para disa ditësh, u vu re që pikat më kryesore ishin ato që kishin të bënin me pedagogët e tyre, dhe jo me studentët.

Ne politikat publike ka dy kritere qe duhet te arrihen, “mirëqënia dhe numrat” . Ne kërkesat e paraqitura “numrat” i kishin pedagoget, dhe kerkesat per mireqenie studentët – mirëpo mirëqënia nuk matet por cilësohet, ndersa numrat kane peshe dhe numerohen. Pra pikat e pedagogëve reflektonin një “konflikt interesi”  dhe luftë për pushtet midis strukturave shtetërore dhe një kundërshtim të sistemit drejtues  nga lartë-poshtë, për t’a kthyer atë  në sistem linear, ku vendimmarrja të vijë reciprokisht nga trupi pedagogjik dhe funksionarët e MAS.

Por cfarë po ndodh? Protesa po zbardhet për ditë e me shumë ndërsa aktorët politikë kanë marë pozicione që të përfitojnë nga kjo protestë. Pa dyshim që në protestë mund të inflitrojnë shumë subjekte politike apo grupe interesi. Përcarja në rradhët e studentëve dhe lufta për pushtet brënda saj është e qartë. Por sic e thashë edhe në një status para disa ditësh, lëvizjes i mungon në dukje një ideologji solide, dhe ata që marrin përgjegjësinë (në thonjëza) lidërshipi formal. Përpos –sikur lëvizja të shquheshe për integritet, asaj i mungon një vizion  i qartë.

Më poshtë do ndalem në disa strategji që tregojnë se kjo lëvizje po shkon në shumë drejtime, por jo në atë të duhurin.

Fillimisht, lëvizja filloi si një bashkëpunim midis pedagogësh dhe studentësh dhe kërkesat e tyre u ezauruan në disa lista dhe variante të paraqitura herë 4 pika, herë 8 pika etj. Por sot, studentët dolën përsëri me 4 pika, dhe bën shkëputjen e “madhe” nga pedagogët e tyre të cilët janë pjesë e lëvizjes “Për Universitetin”.

Me largimin e pedagogëve, – të cilët jo formalisht – përbënin lidërshipin e levizjes, u shkëputën dhe strategjistët e lëvizjes. Atëherë cfarë ngelet. Ajo që nuk ka kuptim në këtë mes dhe që përbën problemin më të madh për këta studentë është refuzimi i prerë i krijimit të një përfasie studentore për te “dialoguar” me qeverinë. Por kjo nuk është koincidencë. Studentet nuk kane asnjë projekt të ulen për dialog apo negociata.

Kjo është shqetësuese dhe paralajmëron shkallëzimin e protestës në revoltë popullore.  Normalisht, që të kërkosh të drejta një qeverie ose një organizate që lidhen direkt me legjislacionin dhe proceset ligjore të cilat janë miratuar në Parlament – atëherë (një një shoqëri moderne) duhet të ulesh me përfaqsitë nga të dy grupet (qeveritare, universitare ose studentore) dhe të dialogosh pikat. Kërkesa që kanë të bëjnë me ligjishmërinë dhe buxhetin nuk mund të realizohen as arbitrarisht as apriori sepse nuk është kushtetuese. Pra ata që janë në brëndësi të gjendjes – janë të bindur që kërkesa të tilla për një shtet funksional nuk janë të realizueshme, ndaj “përfasia e studentore” nuk do ti shërbente qellimit,  pra eshte tërësisht e pavlefshme. Protesta ka trajektore tjeter. Atëherë ngelet variant i fundit që protesta te shkallëzohet në revoltë të pashmagnëshme dhe në ditët që vijojnë studentët mund të kalojnë në perdorim te mjeteve -jo- violente per te arritur qellimin e orkestruesve sic janë greva e urisë për të cuar në rrezimin e qeverisë se Edi Rames.

Ndërkohë, problem i studentëvë është gjysma e të keqes. Përvec faktit që këta studentë janë shumë të pambrojtur, viktima të një shoqërie të degraduar, të pa-nxënë me dije, por ata përbëjnë një mundësi të artë për opozitën dhe veglat e saj për të ardhur në pushtet.  Opozita e Lulzim Bashes është jo vetëm abrasive ndaj cështjes së studenëve, por ajo është  edhe destruktive dhe përbën rrezik dhune fizike ndaj studentëve.

Në një kategori hyn dhe LSi me lidershipin e saj, Znj. Monika Kryemadhi – e njohur për përdorim dhune dhe politike te ndotur. Nga ana tjëter, entet që qëndrojnë mbas protestës  duhet të marrin përgjegjsinë dhe të mos rrezikojnë jetën e mijra studentëve. Protesta po merr pamjen e një mjeti për rrezimin e qeverisë dhe probabiliteti është shumë i lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Protesta nën menaxhim ustallarësh “zjarrfikës”: Po ç’punë keni me Zogun e Zi o derdimenë, apo t’u nxini jetën njerëzve?
Previous article ANALIZA/ Kush i ka parë këta të dy? Ose, si të fshihesh nga një protestë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k