• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Salvini, Salianji, dhe Klevisi!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Salvini, Salianji, dhe Klevisi!

December 2nd, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Salvini më kujtoi dje Salianjin. Letra e dërguar në adresë të tij nga dikush që e njoftonte se do ketë tre shqiptarë pas qafe, ngjante me një letër dërguar deputetit Salianji nga dikush që po ashtu e lajmëronte, se do vritej me snajper, pasi I shpjegonte bashkëpunimin me CIA, ISIS, ASFALIA etj.

Nuk jam duke thënë se agresori është I njëjti, por viktimat më duken se janë njësoj. Në përpjekje për të bërë politikë me betejën e premtuar kundër emigrantëve, duket se Salvini, ka nevojë për karburantë të ri për të ecur më tej, dhe e ka gjetur shpëtimin tek një letër që dërguesi, I referohet si shqiptar.

Nuk e vë në dyshim që ka shqiptarë të dëshpëruar nga politikat e Salvinit. Por në këtë histori më I dëshpëruar më duket Salvini, I cili tani do patjetër një armik nga rradhët e shquara të emirgrantëve shqiptarë.Dhe një anonimë I ka gjetur tre copë.

Njësoj si Salianji në Tiranë. I autosugjestionuar nga ideja se po lufton me një qeveri të drogës dhe krimit, ai humbi durimin si nuk po e vrisnin dhe filloi të bëhej figurë komike, pasi të vetmin kërcënim deri në atë kohë e kishte marrë nga Grida përmes mesazheve erotike. Shpëtimin e gjeti tek një letër idjoti, nga ato që në redaksi shkojnë nga dhjetë në ditë, ku Salianji ishte listuar si armik që do vritej nga mafia e Taulant Ballës me snajper.

Letra të tilla piskopatësh, një njeri që merret me politikë, mund të marrë me qindra, por aftësia për të dalluar çfarë është realisht rrezik dhe çfarë është realisht fantazi të sëmurësh, është kufiri që ndan një politikan të përgjegjshëm e realist, me një mitoman ose idjot.

Se ndryshe ndodh siç na ndodhi ne dje me djalin e Fariut. Në mbasdite në rubrikën e humorit, “Antena brenda Familjes” ishte shkruar  se në mbrëmje, demonstruesit e Unazës së Re, do të mblidheshin dhe djali I Fariut do të ulte në gjysmë shtizë flamurin amerikan që mban Ramazani dhe do mbante një minutë heshtje për vdekjen e Presidentit Xhorxh Bush.

Ne e botuam diku nga ora 17 30. Por më 20 30 kjo ndodhi vërtet. Djali  I Fariut e bëri këtë budallallëk. Mblodhi protestuesit dhe ata që liroi nga komisariati dhe pasi ulën flamurin gjysmë shtizë, mbajtën zi për Xhorxh Bushin.

Tani kjo idjotësi jo vetëm që na “rrezikon” rubrikën e humorit, pasi njerëzit mendojnë se këta të PD lexojnë “Antenën” dhe pastaj vazhdojnë punën, por na krijon dhe rrezikun të na akuzojnë, se ne u kemi vënë një antenë që u skanon trurin. Dhe ankesa të tilla kemi plot në redaksi, kryeisht nga të sëmurë psiqik, që pretendojnë se parabola e antenës në pallat I thith mendimet me rreze dhe ja jep CIA.

Tani ne si redaksi, e zgjidhim këtë çështje duke theksuar vazhdimisht se rubrika “Antena brenda Familjes” është rubrikë humori që bazohet në krijimtari dhe justifikohemi për pasojat e saj, sidomos për pjesën kur ka politikanë që e marrin si direktivë dhe e zbatojnë. Por këtë punën e letrave kërcënuese nga të burgosur ose të sëmurë mendorë nuk ka shumë zgjidhje, përveç rastit që viktima të jenë seriozë dhe jo I sëmurë si agresori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDI RAMA/ 'Fake News', sfida e qeverisë kundër lajmeve që shpiken në mënyrë të qëllimshme
Previous article BEN ANDONI/ Kosova shtet, por po vepron si para pavarësisë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k