• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Secili hallin e vet tek Unaza e Re…
Home
Politikë

MERO BAZE/ Secili hallin e vet tek Unaza e Re…

November 30th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Ajo që po ndodh tek Unaza e re është një tragjiokomedi. Për gati një muaj banorët që preken nga prishja mblidhen aty në shumicën e ditëve nën shi dhe kërkojnë një dëmshpërblim të pranueshëm për shtëpitë e tyre, me qëllim që të rifillojnë jetën diku tjetër. Problematike mbetet kategoria e të palegalizuarve, të cilët janë nën makthin e mbetjes në rrugë dhe janë shumë agresivë.

Agresivteti I tyre është I justifikuar me mungesën e prespektivës që ata kanë pas prishjes shtëpive dhe pafuqinë për ta bindur qeverinë ti paguj të gjithë.

Maksimumin e agresivtetit të tyre befas u kujtua ta përdor Partia Demokratike. Ajo për gati dy javë që është çdo natë tek Unaza e re, por nuk ka të njëjtin hall me banorët. Ajo ka hallin e çmimit të tenderave të Unazës. Një prej tyre e ka marrë Kumbari I vajzës Lulzim Bashës dhe quhet në rregull. Njërin e ka marr Salillari dhe prap nuk ka zëra kundër tij. Problemin e ka me të tretin që nuk po e gjen dot kush e ka marrë dhe herë I thonë e ka marrë Sandri, herë dikush tjetër afër Doktorit.

Ironia e fatit është se në këtë protestë çdo natë I vetmi dezhurnë është Djali I Fariut, siç njihet deputeti Balliu, babai I të cilit me Lulzim Bashën dhjetë vjet më parë kanë ndërtuar mbikalimin tek “Shqiponja”, I cili ka kushtuar po kaq sa kushton mbikalimi tek rrethrrotullimi I Shqiponjës. Biles e ka ndërtuar aq keq sa akoma nuk I është marrë përfundimisht në dorzim.

Qeveria nga ana e saj ka hall tjetër. Ajo do deomos ta mbaj të lidhur PD me protestën e Astirit që kur ta zgjidh problemin me ta, opozita të rrij e të mendohet se çfarë u desh kjo histori. Prej fillimit duket se I vetmi I shqetësim I qeverisë, është si ti mbaj opozitarët në Unazë të re dhe të vazhdoj punët e saj brenda unazës.

I fundmit hallexhi I kësaj proteste, është Erion Veliaj që duket sikur është I pari I gjithë hallexhinjëve. Ai deri më sot ka gjetur shtëpi sociale për ata që preken nga prishjet dhe vullnetarë nga Tropoja, që i prishin vet ndërtesat kudrejt përfitimit nga zhvillimi I ri I zonës. Më tej akoma ai po pëpriqet të tërheq gjithë betejën e opozitës mbi vete që po ashtu të ndjehet I fituar në fund kur të bëhet Uanza.

I vetmi që silelt cuditshëm me protestën është Lulzim Basha. Ai shkoi atje papritur, kur askush nuk e priste të ishte në krah të banorëve, ikën po aq papritur për pushimet e rregullta në Hollandë, dhe nuk dihet nëse do qëndroj deri në fund, por e sigurt është që pa shkuar të tre fituesit e tenderave të kunati ai nuk ju ndahet.

Në këtë kaos interesash, ku banorët duan lekët e shtëpive, Basha pjesën e tenderave, qeveria projektin e Unazës dhe Bashkia lavdinë e betejës, protestën e mban gjallë vetëm qeveria, e cila akoma nuk është bërë gati ti prish, pasi nuk ka mbaruar me sa duket letrat e pronave dhe lekët e rimbursimit. Dhe ndërkohë të gjithë bëjnë sikur rezistojnë për hallin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Dhjetori do i marrë me vete të gjithë
Previous article RAMIZ GJINI/ Vatranë, shifeni mirë…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k