• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTAN FUGA/ S’mund të vlerësohet 28 nëntori i 1912, më shumë se ai i 1443
Home
Blog

ARTAN FUGA/ S’mund të vlerësohet 28 nëntori i 1912, më shumë se ai i 1443

November 29th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Shteti i lashtë shqiptar

Më 28 nëndor ne përluemi përpara veprës të Ismail Qemalit, dhe të gjithë përpjekjeve që rilindën shtetin shqiptar të pavarur nga Osmanët dhe që deshi të merrte një formë moderne.

Por, nuk duhet harrojmë gjenezën e vërtetë të shtetit të arbrit që është në 28 nëndor 1443, kur Skënderbeu ngriti flamurin në kështjellën e Krujës!

Jam i bindur se ishte një shtet kombëtar!

Mund të vërtetohet!

Kush mendon se ndërgjegja kombëtare nuk ishte zgjuar ndër elitat shqiptare të shekullit të 15, njësoj sikur kishte nisur të lindëte e dobët gjithandej në Europë, nuk e njeh mirë historinë e kulturës europiane dhe arbërore.

Ngaqë prej shekujsh humbi disi, mendojnë se nuk ekzistonte më parë. Sikurse arkeologu zbulon qytete dhe qytetërime poshtë shtresave të tokës. Gërmon për të gjetur qytetërime të zhdukura por që kanë qenë.

Po, shteti i Skënderbeut ishte kombëtar nga ndjenja, frymëzimi, shtrirja, aleancat dhe ndërgjegja e vetvetes. Ashtu e njihinin edhe fuqi të rëndësishme eurropiane të kohës. Gjergji si sundimtar i Arbrit.

Ai shtet nuk jetoi vetëm disa muaj ose nuk kishte shtrirje vetëm Vlorë – Berat – Elbasan por shumë më gjerë, Jug e Veri.

Ai mbijetoi për më shumë se dy dekada dhe mbet në kujtesën e shqiptarëve anëmembanë Shqipërisë dhe përtej si ideja shtetrore shqiptare.

Fakti se Osmanët e shtypën nuk do të thotë fare asgjë. Ai jetoi në ndêrgjegjen politike arbërore. Kush nuk e di në filozofinë politike që shteti është fillimisht ide pastaj realitet!!! Nëse ndonjë budalla nuk e di le t’i hedhi një sy veprës të Hegelit mbi fenomenologjinë e shpirtit! Po e lexoi dot!

Shteti shqiptar është i lashtë prej më shumë se 500 vjetësh. Nuk ka lindur para një shekulli, ndonëse ngritja e flamurit në Vlorë pati një rëndësi të jashtëzakonshme për ta rilindur atë në momente shumë kritike idenë e shtetit shqiptar.

Por vetë ideja dhe realiteti i shtetit arbëror janë qindra vite më parë.

Por politikanët e kohëve të ndryshme vlerësojnë veprën e tyre dhe harrojnë historinë. Mbivlerësuan shtetin e 1912 dhe lanë shtetin e Gjergjit. Sikurse komunistët vlerësuan 29 nëndorin duke zbehur 28 nëndorin 1912.

Për priftin e fshatit, peshkopi i krahinës është më i madh sesa Papa, kurse për Kryepeshkopin, Papa është më i rëndësishëm sesa vetë Jezusi.

Ky është fati i njerëzve të medhenj. Edhe i vetë politikanit të madh Ismail Qemali.

Babai i shtetit shqiptar në shekullin e 20. Por, jo themeluesi i idesë shtetrore arbërore, i asaj ka qenë Gjergji i Madh.

Perse na paraqisni para botës sikur jemi me kujtesë shtetrore të shkurtër?

Kujt i ka interesuar ta fshehi këtë, kjo përtej miopisë sonë egoiste?

Kujtoja se aktivitetet shkencore për Skënderbeun do të sillnin një dritë të re metafizike duke pohuar të vërteta të mëdha të lëna poshtë nga dogmat ideologjike staliniste, por në vend të tyre dëgjova një referat të një studiueseje kineze për romanin Kështjella, roman i bukur në fakt, por që është letërsi dhe jo histori.

Sa shumë përtypim dogma dhe hiqemi sikur janë të vërtetat e fundit shkencore të historisë. Të stërthëna prej dekadash të tëra.

Pse kështu?

Përulem para Ismail Qemalit, babai i shtetit shqiptar në shekullin e 20!

Shoh te shteti i arbrit i shekullit të 15 kur lindi ideja dhe realiteti i shtetit kombëtar shqiptar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARJOLA ZADRIMA/ Kisha dashtë me ikë mrenda nate prej teje Shqipni, ani pse ende më ndezet gjaku si flamuri kur valëvitet
Previous article MERO BAZE/ Varrmihësi I viktimave të Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k