• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDMOND ARIZAJ/ Frika nga Shqipëria normale
Home
Politikë

EDMOND ARIZAJ/ Frika nga Shqipëria normale

November 28th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Edmond Arizaj

Te vetmit qe kane frike se mos shqetesojne kend nese shprehin hapur deshiren per kombin dhe shtetin e tyre jane shqiptaret. Aq shume na eshte imponuar si dashakeqe dhe aq thelle ia kemi imponuar vetes te mos menduarit e shprehurit per nje Shqiperi normale, sa ato pak here qe shfaqet si term, duket si thyerje e utopise.

Shqiperia normale, ajo qe te tjeret e quajne Shqiperia e madhe, teorikisht dhe praktikiaht duhet te ishte ushqimi per cdo femije, adoleshent, te rritur dhe te vdekur qe ka kombesi shqiptare. Nese Shqiperine normale e marrim si nje trup, kjo e sotmja eshte nje cung, i mungojne kembet qe i ka ne Greqi, krahet ne Maqedoni e Mal te Zi, dhe koka, Kosova.

Pse e kemi pra kaq te veshtire, te flasim, te shkruajme, te bejme platforma akademike, mbeshtetur sidomos ne luften dhe punen e rilindasve dhe politikaneve tane te dikurshem, apo me sakte politikaneve-luftetare?

Ne trembemi se mos bezdisim ndokend ne Europe, apo ndonje mik ne SHBA, se mos shkaktojme cunam ne Serbi e Greqi, me deshiren tone, per te pare gjithe shqiptaret nen nje shtet e nen nje flamur, e nen nje qeveri, e me te njejta te drejta, e me korrupsion e padrejtesi te njejta.

Por nga ana tjeter, Greqia nuk e ka aspak problem te luftoje per idene e madhe te saj, madje te kerkoje varre dhe heronj brenda “Vorio Epirit” qe ne 100 vitet qe do te vijne, pasardhesit e tyre te bejne fakt ate qe eshte shkruar si ide. As serbet nuk kane pasur problem e as e kane, te kerkojne Dardanine si pjese e Serbise, madje te luftojne fort per te.

Te vetmit zeshuar, jane shqiptaret, ata qe drejtojne zerin publik. Une jam shume kurreshtar te di, cfare rreziku i kercenohet shqiptareve, Shqiperise, apo Kosoves, nese njerezit shprehen per nje Shqiperi normale; c’e keqe me shume se ckemi bere vete mund te vije nga pertej Ballkanit?! Jam shume kurreshtar te di, ku e ka burimin teza e “kombit kosovar”?!

Jam kurreshtar te di, pse jemi tolerante me Greqine kur thote “S’ka ceshtje came”, dhe jemi pothuaj inekzistente kur thote “Ka ceshtje te Vorio Epirit”?! Sigurisht qe as Shqiperia e as Kosova nuk mund te bejne shume me nje ekonomi gjithmone me syte nga te tjeret, e me nje ushtri qe krahasuar me fqinjet, eshte per te qare.

Ndoshta ne diplomaci jane duke bere dicka, apo po prishin shumecka, kete nuk e dime. Por ama, nese zyrtaret mund te tregohen te kujdesshem sepse dine me shume dhe u thone me shume, e dine dhe gjendjen me mire, zerat publike, mbeshtetur edhe nga zyrtaret e te gjithe kraheve, nuk kane pse te mos jene katalizatore te deshires se fjetur shqiptare. Apo me keq akoma, te jene frenues te saj.

Nese do kisha mundesi do te kerkoja nga cdo person qe ka ze publik ne Shqiperi, Kosove e me tutje, te shprehej qarte, pa levizje beli, e do nje Shqiperi normale, apo jo? Madje edhe politikanet do ishte mire te shpreheshin. Duhet ta dime. E kemi te nevojshme ta dime. Sepse e kemi te nevojshme te ndertojme strategjite tona perballe atyre qe kane ndertuar te tjeret. Do jemi bashke perballe tyre, apo do jemi vec e vec.

E mbi te gjitha na duhet te evidentojme gjembat qe shpojne deshirat e shqiptareve te gjalle e te vdekur, ne Shqiperi e Kosove, ne emer vec te interesave qe ata i dine vete, por qe nuk jane interesat e Shqiperise normale. Eshte kaq e thjeshte: Duam apo s’duam te jemi ndonjehere normale.

Nuk ka rendesi koha, ka rendesi te vrasim friken, dhe sidomos te vrasim idete idiote se Shqiperia nuk ka nevoje per Kosoven, apo anasjelltas, qe po mbillen pa u lodhur ne politike, ne sport, ne art, e kudo. Shqiperia dhe Kosova duhet te jene perhere kurriz me kurriz duke luftuar per njera tjetren.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REXHEP QOSJA/ Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe shkëmbimi i territoreve... Ashtu qoftë!
Previous article ASTRIT PATOZI/ Vetëm në Shqipëri ndodh...

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k