• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Paligjshmëria dhe dhuna, filozofia që ka udhëhequr historikisht opozitën
Home
Politikë

FLOGERT MUÇA/ Paligjshmëria dhe dhuna, filozofia që ka udhëhequr historikisht opozitën

November 25th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Flogert Muça/

Ditën e sotme deputetët e PD-LSI kanë shkuar dhe hyrë me dhunë në dyert e gjykatës ku do të jepej masa për 11 të arrestuarit që ushtruan dhunë dhe desh i morën jetën një efektiveje të policisë. Vajtja e deputetëve në gjykatë pasi kanë bërë me dhjetëra shfaqje si ithtarë të mbrojtjes së ndërtimeve pa leje në gjurmët e një projekti aq të rëndësishëm si ai i Unazës së Madhe, është qartësisht një intimidim që i bëhet trupës gjykuese.

Por, për shqiptarët nuk përbën më habi fakti që PD-LSI janë gjithmonë në mbrojtje të dhunuesve dhe dhonojnë për ta arritur këtë qëllim. Mjafton të kujtojmë rastin e Flamur Nokës i cili i fuste thonjtë në fyt policisë që nuk e lejonte të hynte në gjyqin e të ndaluarve të ‘Rrugës së Kombit’. Akoma më e tmerrshme se kjo, ishte skena ku një grua e dëshpëruar, shihte Flamurin si gjyqtar duke dëshmuar se si në këtë vend, kjo lloj politike e ka verbuar dhe lënë injorant qytetarin deri në pikën që nuk di të dallojë tre pushtetet e ndara, por i quan një.

Dy rastet, si ky i sotmi ku Salianji me Palokën e të tjerë përplaseshin me policinë, si rasti i Flamur Nokës që i fuste thonjtë në fyt policisë, janë të njëjta jo vetëm në dhunën e opozitës ndaj policisë dhe mosreagimin e kësaj të fundit, por edhe në qëllimin që pason. Si gjithmonë, deputëtet që ‘iu ha meraku për qytetarët’ duan që të intimidojnë gjykatën që kjo e fundit të bëjë ç’i thotë partia. E më pas, ç’është më kryesorja, t’i japin zë paligjshmërisë duke e kthyer atë në kauzë të tyre.

Kjo është filozofia dhe strategjia e tyre, e cila është tërësisht e stilit të Berishës, por që ka si ushtarë Ervinin, Klevisin, Aldon …, që në fakt më shumë se  intimidojnë, bëjnë qesharake këtë opozitë e cila në çdo rast shfaqet ose në anën e atyre që shkelin ligjin, ose në anën e atyre që dhunojnë.

Natyrsht që shejtanllëku me të cilën vepron opozita ka kosto për qytetin apo shtetin, por në finale, po ta shohësh në aspektin politik, në asnjë rast nuk rriten kuotat e saj falë strategjisë “Mbështet dhunën për ta rritur atë, që më pas të krijojmë krizë”. Por mesa duket me këtë sterategji po shkojnë edhe më poshtë nga ç’ishin në 2017-ën. PD-LSI as nuk po rrisin kuotat e tyre nga përdorimi që po i bëjnë disa banorëve, as nuk po krijon dot krizë. Sepse kriza krijohet kur ke mbështetjen e qytetarëve dhe jo kor përdor disa qytetarë për të krijuar krizë artificiale.

Opozita sot me veprimet e saj, po i mban qytetarëve të ngulitur idenë se në Shqipëri, dhunuesit në çdo rast janë PD-LSI. Kur ishin në pushtet bashkë, vrisnin protestuesit, ndërsa sot që janë në opozitë, vrasin policinë.

Mesa duket, ‘’këshilltarët mizerabël’’ të Bashës, (deklaratë e Berishës pas humbjes së zgjedhjeve të 2017-ës), po e bëjnë ‘shumë mirë’ punën e tyre, ku rezultatet e zgjedhjeve lokale do të jenë ndoshta edhe më thellë se ato të vitit që shkoi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAJLINDA BREGU/ Kur bëhet fjalë për vajzat e gratë, le të mendojmë më gjatë
Previous article ANRI BALA/ Po me Yllin ç’pate?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k