• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Fati i Gruevskit trazon më shumë Tiranën se Shkupin
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Fati i Gruevskit trazon më shumë Tiranën se Shkupin

November 20th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Astrit Patozi

Arratia e ish-kryeministrit, dikur autoritar dhe të gjithëfuqishëm, si dhe fundi i hidhur jo thjesht politik i tij nuk ka trazuar vetëm Maqedoninë fqinje.

Në Tiranë ka nisur prej ditësh një garë e pashpallur udhëheqësish për gjetur Gruevskin tek tjetri dhe kjo nuk është shenjë e keqe.

Jo se deklaratat e tyre mund të përdoren si prova në ndonjë gjyq, sepse një i tillë mund të mos zhvillohet asnjëherë.

Por ato janë qartazi dëshmi të drojës, për të mos thënë frikës, se një proces i ngjashëm do të aplikohet herët a vonë edhe në Shqipëri.

Duket që më shumë se afërsia gjeografike me Maqedoninë gjumin në Tiranë e prishin analogjitë e frikshme me Shkupin, sa i përket keqpërdorimit të pushtetit.

Ndaj mos u çudisni kur të dëgjoni në të ardhmen akuza që “ti je më Gruevsk se unë”, ose shfajësime që “unë jam më pak Gruevsk se ti”, për atë që besohet se është vendosur si etalon për matjen e shkallës së korrupsionit dhe të abuzimeve të qeverive në Ballkan e më gjerë.

Është ky një rast tjetër i mirë për të kuptuar se sa larg kemi mbërritur në aventurën tonë për t’i nxjerrë edhe gurët e fundit të themelit shtetit të së drejtës.

Por mbi të gjitha është një pasqyrë e qartë e kalbëzimit të sistemit tonë politik, që ka prekur fundin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENTELA RESULI/ Instagrami, a po lindin online rrjetet e reja të prostitucionit?
Previous article ARBANA XHARRA/ Pse shumë shqiptarë po i gëzohen dështimit të Kosovës në Interpol!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k