• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Si u bëmë kështu mor Zot?!
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ Si u bëmë kështu mor Zot?!

November 13th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mira Kazhani/

Kam disa ditë që nuk e shkul nga mendja një pjesë nga libri i Tina Turner-it, e cila po lufton çdo ditë me jetën, pikërisht atëherë kur pandehu se mëngjeset pa plane, projekte, sherre, garë, tituj gazetash, do të dubloheshin nga qetësia e një qyteti në Zvicër, krah Erwinit të saj të dashur. Tina Turner zbuloi brenda një dite tre sëmundje në trupin e saj. U zgjua me një hemorragji cerebrale, pastaj mësoi për kancerin në zorrë dhe veshkat që nuk punonin më, duhej dializë, siç e përshkruante fiks me krahasimin e vargmaleve ruse.

Jeta është një rrugë që s’e parashikojmë dot. Ndërkohë që po shkruaj tani, jam e ulur në divanin e shtëpisë sime. Nëna ime lëviz gishtin në Instagram dhe shikon pjata, lajme për të cilat më pyet nëse janë ‘menjimend’ (me të vërtetë)! Flasim gjithmonë e më pak me njëra-tjetrën. Unë jam gjithmonë e lodhur për të folur me familjarët, të dashurit ‘menjimend’, sepse një magnet i errët më mban të lidhur pas ditëve me lajme dhe një përqendrim i tejskajshëm në ruajtjen e perfeksionit, – sepse shoqëria na do si na do ajo. Kur je vetja jote, të marrin në analizë; kur sillesh si të duan, të kryqëzojnë për hipokrizi dhe shpenzon njeriu i shkretë energji për disa të panjohur, që as nuk të paguajnë dritat dhe kredinë në fund të muajit: ata shtyjnë kohën duke parë lart e poshtë! Mbase edhe ata nuk flasin shumë me të dashurit e tyre dhe kam disa kohë që besoj se rrjetet sociale të bëjnë qesharak dhe pak si anormal. Sikundër janë po aq të çuditshëm ata që nuk pranojnë të jenë pjesë. Është pak punë ekuilibri, por jo të gjithë e dinë cakun.

Ndërkohë që shkruaj, mendoj sa intervista personazhesh me famë botërore që kanë provuar suksesin dhe pasurinë janë të palumtur, të etur për të gjetur një cep të botës ku të shohin diellin, yjet, të bëjnë reçel për dimrin, të shkulin një domate në kopsht dhe të duan vetëm të jenë mes njerëzish.

Ndërkohë që po shkruaj, televizori im është në Netflix dhe një film me temë Krishtlindjesh ku dëbora dhe dashuria kanë mbuluar vendin, paralajmëron ëndrrat e bukura të dhjetorit.

Ndërkohë që shkruaj, përpiqem të kuptoj si shumë prej nesh, çfarë ka kaq të rëndësishme në jetë veç gjërave të vogla, me të cilat vjen një e ardhme më e mirë. Si Tina Turner, që jetoi nëpër skena të mëdha me një jetë grimcake, plot dhimbje dhe në fund prapë fati nuk i dihet nëse të shpërblen. Nuk e dimë kurrë nëse na kthehet mbrapsht e mira, nëse i harrojmë dot mëkatet tona, por mund të mos kemi nevojë të luajmë role të mëdha.

Them ta nis me një copë muhabet me nënën time, që nga dëshira për të qenë afër fëmijëve të saj, ka hapur Instagram. Ndoshta edhe i pëlqen, por duhet ta pyes! / Tiranapost.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JORGO MANDILI/ Shtrati i Prokustit apo “turra e druve”?
Previous article MERO BAZE/ Përse Ilir Meta, do të shkarkoj Presidentin Meta?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k