• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARDIAN NDRECA/ Andrra presidenciale mos me pasë Ministri të Brendshme
Home
Blog

ARDIAN NDRECA/ Andrra presidenciale mos me pasë Ministri të Brendshme

November 4th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mospëlqimin ndaj kandidatit për ministër të brendshëm e shprehu i pari Nishani, mungesën e të cilit do ta ndiejmë vetëm për kartolinat me urimet e fundvitit me aviona e kamiona që përgatiste me bukurshkrimin e nji zelltari të sapo-analfabetizuem.

Gjatë një mandati si president e vetmja gja kuptimplote që bani ishte heqja e musteqeve prej kajmekami me të cilat pat inaugurue detyrën. Ka edhe suksese tjera, por asht humbje kohe me folë për nji individ kaq të pakuptimtë si ai. Për shembull, në vijim të deklaratave të tija skandaloze ndaj grevës së urisë i dha fund jetës me vetëdjegie në tetor të vitit 2012 në mes të Tiranës, ish i përndjekuni politik Lirak Bejko.

Mbas tij me rradhë e morën fjalën tataloshat si Ndoka e Paloka, (mungonte pa arsye Bumçi) të gjithë këta, kontigjente idiotësh funksionalë që përdoret për raste kur s’ka shpresa me gjetë arsyena të mirëfillta kundër dikujt.

Nuk vonoi as Basha, i cili tue pasë mbi ndërgjegje suksese të mirëfillta si puna e shpenzimeve ekstra (asht eufemizëm) për Rrugën e Kombit dhe katër të pushkatuem në mes të bulevardit qëndror sa ishte ministër i mbrendshëm, s’mund të ndihet i garantuem prej nji ministri që nuk ka asnji analogji me të maparshmit.

Nuk vonuen as mercenarët e përhershëm, gazetarët e llomit mediatik të Tiranës, kollovarët e haleve partiake, njerëz prej të cilëve s’mund të izolosh as dy fraza pa i ba nji padrejtësi gjuhës dhe logjikës së diskursit.

Nuk mungoi as vetë Ilir Meta – që në nji interviste që i dha njenit prej atyne gazetarëve të insanit së masipërm, bani nji ofertë për pazar me kandidatin në fjalë, dhe njikohsisht foli me zemër në dorë tue portretizue Tahirin si të ishte tue folë për vetveten.

Gjithçka ishte e qartë tashma. Linja e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk pranohet prej mafies shqiptare.

Kërkesa e Metës për nji takim privat me Sandër Lleshin asht tipike e mentalitetit të traktativave dhe garancive mafioze nën dorë, e këtu Kushtetuta e Republikës merr flakë vetvetiut. Refuzimi i kandidatit në fjalë me u takue privatisht me Metën asht prova ma e qartë se me të nuk mund të kishte pazare të pista.

Në politikë për çdo veprim ka nji faturë. Afërmendsh, raportet që mbërrijnë dhe përpilohen në këto orë në Washington do të ngallnin prej varrit të gjithë ata që do të kishin ndonji gja me

dëshmue rreth atij që mban postin e presidentit të Republikës. Por, gjithsesi të gjallët dalin e teprojnë.

Nji faturë do të ketë patjetër, madje me afat pagese të shkurtë. Deri atëherë presidenti le të englediset me Ballirin e demokracisë, eksperienca e të cilit në luftën kundër armikut amerikan dhe përvoja e gjatë sup më sup në nji llogore me shokun Hekuran vështirë se do ta nxjerrin nga situata.

Qesharakja e çështjes ishte se Meta u shpreh se nuk kishte krijue bindje për kandidatin për ministër. Meta s’ka bindje, të asnji llojit, ka vetëm instinkte, të cilat siç dihet janë të verbëta. Bindja nënkupton nji ngjyrim etik, që s’i përket etologjisë politike shqiptare.

Refuzimi i Metës ndaj Sandër Lleshit, shprehet me vetëdije por buron prej nënvetëdijes, ai asht refuzimi me pasë nji Ministri të Punëve të Brendshme, asht dëshira me e shkri atë, shërbimin sekret, policinë, gjithçka që mund të kthehet në nji rrezik për partinë ma të fuqishme që ka Shqipnia sot, e kam fjalën për atë partinë transversale që përshkon jetën politike e ekonomike të vendit sa majtas djathtas pa qenë as e majtë dhe as e djathtë.

Të presim dhe të shohim se kush do të fitojë. Ky asht vetëm fillimi, por tashma rruga asht në teposhte dhe hovin e marrun s’e ndalin instinktet vetëmbrojtëse të atyne që mbajnë peng shtetin shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Ku ka të drejtë Presidenti që të mos dekretojë një ministër!
Previous article YLLI MANJANI/ Mosdekretimi i Lleshit, a do të shkarkohet Ilir Meta nga Edi Rama?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k