• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha u “është dorëzuar” zgjedhjeve?
Home
Politikë

MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha u “është dorëzuar” zgjedhjeve?

October 30th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Ka disa gjëra që kanë ndryshuar, që e kanë detyruar Bashën të mbaj ndezur shpresën për të hyrë në zgjedhje. Zhvillimet e reja nuk kanë të bëjnë me rritjen e forcës së opozitës, por me zhvlerësimin e disa betejave ku ai kishte projektuar shpresën për të justifikuar bojkotin dhe lëvizjen revolucionare.

Fillimisht ka ndodhur një revansh i shtetit kundër grupeve kriminale, dhe kjo, duke prekur edhe grupe që kanë dhe interferencë politike me të majtën. Duke u përshëndetur nga faktori ndërkombëtar dhe duke parë se pushteti nuk ka komplekse të godasë dhe “njerëz të tij”, opozita ndjehet më pak e sigurtë për të bërë politikë me emra kriminelësh

Në çdo qytet të Shqipërisë, opozita përmend vetëm një palë. Në Shkodër përmend Bajrët dhe i meket goja për ata që ka këshilltarë grupi, në Elbasan përmend një palë dhe shkon drekon tek të tjerët, në Shijak mban në tavolinë Agron Dukën dhe sulmon Avdulajt, që janë shtabi i tij elektoral, e kështu me radhë në çdo qytet.

Aq qesharake u bë puna, sa dhe Berisha, që nuk lë thashetheme grash pa botuar, e qepi gojën për ngjarjen në Bllok, se i mërzitej fisi i gruas dhe nusja e djalit.

Duke ndjerë se është radha e atyre që nuk përmendin dot, Basha shikon si të vetmen shpresë mbajtjen e grupit me gajret që do hyjmë në zgjedhje, para se partia t’i ikë tërësisht nga duart.

Nga ana tjetër, kanë ndodhur zhvillime me dy ish- ministrat e Brendshëm të PS, që ajo i kishte kalë beteje.

Saimir Tahirin PD e sulmoi jo për shkak të ndonjë aktiviteti të provuar kriminal në Shqipëri, por se i dolën përgjimet në Itali, mes Habilajve. Tani ato përgjime ranë nga vetë gjykata italiane dhe PD po përpiqet të rihapë debatin, duke ndërruar kalin e betejës kundër tij. Mund ta bënte këtë një vit më parë, por nuk e bëri.

Beteja për të cilën ajo mendoi se do ta fitonte ndaj Tahirit, sot është e humbur.

E njëjta gjë dhe me Fatmir Xhafajn. Fokusimi i tyre se Fatmir Xhafaj ka një vëlla problematik dhe se pushteti i tij ka ndihmuar villain, ra bashkë me telenovelën e “Babales” dhe tani e gjithë beteja ndaj Fatmir Xhafajt, ka përfunduar në mënyrë qesharake, duke i kërkuar të tregojë pse ka dhënë dorëheqjen.

Kjo është e vetmja opozitë qesharake në botë, që në ditën që duhet të gëzohej pse largoi Xhafajn, i kërkon atij me dëshpërim të “tregojë” pse. E thonë me një dëshpërim që u del nga shpirti, pasi në fakt, ikja e tij i ka lënë pa argumente.

Dhe për ta kuptuar dëshpërimin e tyre, shikoni me sa shpresë shikojnë nga zyra e presidentit Meta, që të mos dekretojë ministrin e ri, pasi ky ka qenë ushtarak i lartë i kohës së PD dhe të vetmin gabim që paska bërë, është se nuk ka pranuar që të përdoret ushtria në fushatën elektorale, kauzë që opozita sot e ka kryesore.

Pra, dëshpërimi i tyre vjen nga fakti si i vetmi “cen” i ministrit të ri, është halli i opozitës së sotme, e cila ankohet se ushtria apo polica përdoren politikisht. Dhe Lleshi edhe këtu e ka biografinë e mirë.

Së fundmi, opozita ndjehet e pasigurt dhe tek raportet brenda saj.

Lulzim Basha po shtyn kthimin në Kuvend dhe sqarimin me aleatët për reformën zgjedhore, pasi nuk do të ballafaqohet me atë problem.

Ai e la të lirë shumicën të bënte qejf në vjeshtë në Kuvend, edhe pse kishte njoftuar revolucion, vetëm nga frika që Basha ka të kthehet në Kuvend e të diskutojë për reformën zgjedhore, e cila mund ta ndajë atë dhe nga ata pak aleatë që ka rrotull. Se në fakt, Basha do këtë sistem që është, dhe këtë nuk e thotë dot me zë të lartë.

Për të gjitha këto zhvillime, që në fakt janë kanë zhbërë “revolucionin” e shtatorit, tetorit dhe nëntorit, Basha ka vetëm një rrugë, të shmangë dëshpërimin final të opozitës dhe t’i mbajë me garjet që do hyjnë në zgjedhje.

Nuk është pak, po ta mendosh që Berisha rekomandon të kundërtën. Të paktën është i vendosur që kur vjen puna tek karrigia, mes saj dhe Berishës, zgjedh karrigen e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Partizani “Nderi i Kombit”! Ju gjithnjë e më shumë “llumi i kombit”!
Previous article ANRI BALA/ Shqiptar minoritari, ministër Langari dhe Lulzim Palikari… në mbrojtje të “helenizmit”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k