• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Parlament në një dhomë e kuzhinë
Home
Shqipëri

ASTRIT PATOZI/ Parlament në një dhomë e kuzhinë

October 8th, 2018 F.autor Blog, Politikë, Shqipëri 0 comments

Në derexhenë që ka mbërritur, Shqipëria në fakt ka nevojë për një parlament me një dhomë e një kuzhinë. Një dhomë me dy ndenjëse, ku të ulen të dy udhëheqësit, i madhi dhe i vogli, dhe aty le të bëjnë debat sa të duan.

Le t’i shohë populli si zihen, si nuk merren vesh dhe si i hakërrehen shoshoqit, sepse nuk ka asnjë rrezik që t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

Ndërsa në guzhinën pa kamera ata le të ulen herë pas here për t’u çlodhur, për të pirë një gotë verë e për të ndarë tortën e pushtetit, ku pjesën e luanit e merr gjithmonë i madhi, ndërsa atë të çakallit i vogli.

Çfarë nevoje ka për të mbajtur me rroga dhe me vëmendje një tufë deputetësh, në pakicë apo apo në shumicë qofshin, të cilët bëjnë kot sikur kanë gjë në dorë?

Ndërkohë që të gjithë e kanë emrin me laps dhe për asnjë vendim të rëndësishëm nuk i ka pyetur kush.

Vini re sa të personalizuar e kanë sherrin dhe sa të vetmuar janë kur nxehen temperaturat e debatit politik në vend. Mos i llogaritni këtu figurantët, që dalin e lexojnë fytyrëvrerosur deklaratat e drunjta nga frëngjitë e partive.

Sepse ata shërbejnë për ta bërë edhe më të qartë pamjen dhe më të zymtë perspektivën.

Një parlament me një dhomë e guzhinë dhe me vetëm dy deputetë do të kishte qenë pasqyra më realiste e degradimit të sistemit tonë politik.

Dhe sa kohë ata të dy do t’ia dalin ta ruajnë të paprekur statuskuonë, teatri do të vazhdojë njësoj, por thelbi do të mbetet po ai. Shqipëria do të vijojë të rrëshqasë tatëpjetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Askush të mos guxojë të bëjë më analiza. Të presim dhe të qeshim, nuk ia vlen të “vajtojmë”
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k