• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BRIZIDA GJIKONDI/ Mëshirë, bij bastardë të etërve dinakë!
Home
Blog

BRIZIDA GJIKONDI/ Mëshirë, bij bastardë të etërve dinakë!

October 2nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mëshirë për vajzën nga Nikla e Tapizës së Fushë Krujës, që kam trishtim ti përmënd emrin.

Mëshirë, ju dinakë majtas e djathtas, ju të shtirur, të kapur, të lëpirë, të sipërfaqshëm.

Ju që kuisni vetëm kur lajmi ka marrë dhënë, por ndërkohë që ngjizet dhe ndodh, ju nuk jeni.

Ka dekada që nuk jeni.

Ju që gratë tuaja të simboleve i keni shëmbëlltyrë të prostitucionit të karakterit, të shtirjes, nënshtrimit, ndaj dhe përfitimit material, jo moral.

Vajza nga Nikla është një ndër mijëra të abuzuarat, të manipuluarat, të tmerruarat, të vdekurat për së gjalli.

Në katundet shqiptare vlon inçesti, abuzimi, poshtërimi, vrasja dhe vetëvrasja në masë e femrës shqiptare.

Ju në momentin që rezulton që abuzuesi është pjellë e politikës, atëherë pëllisni, po ku ishit ju deri tash?

Kur abuzuesi ishte babai i një prej vajzave të vetëvrara po në Nikël, dhe kaluar në heshtje në këtë shtet hipokrit (se gjoja nuk duhet reklamuar se shtohen rastet) ku ishit ju?

Për qindra vajza e gra që dhunohen psiqikisht, ekonomikisht, fizikisht, ku ishit, ku jeni?!

Historia dhe shteti nuk funksionon me emocionet e serisë së fundit të telenovelës tragjike të vajzës nga Nikla.

Historia shkruhet pak nga pak, që kur lind vajza, vajzat, femrat shqiptare, politikat emancipuese, arsimore, ekonomike (pasi vetëm ajo ja ngre pavarësinë, dinjitetin dhe kurajon gruas), legjislative.

Ju bëni gjyqin e historisë duke përjashtuar veten.

Të heshtin, të heshtin sidomos jastëkët e shëmtuar të zbukurimit të kësaj klase të fëlliqur politike, që për fat të keq janë gra !!!

Mëshirë për vajzën nga Nikla e Tapizës së Fushë Krujës, mëshirë, por ajo është një ndër mijëra, në dekada e tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Refleksione nga intervistat e Xhisiela Malokut
Previous article VETON SURROI/ Leninistët e djathtë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k