• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Po ç’deshe moj Xhisiela që thirre djajtë?!
Home
Blog

ANRI BALA/ Po ç’deshe moj Xhisiela që thirre djajtë?!

September 29th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Anri Bala/

Ah moj jetime e gjorë, e padjallëzuar, që u zhgënjeve nga dashuria, kujt ja qave hallin… djajve?! Kujt, atyre që presin të gjejnë viktima për t’u kthyer në engjëj, mbasi të të kenë përplasur gurë më gurë e murë më murë, pasi të të gjakosin e përdhosin, e të të thërrasin: “ne të duam, të shpëtuam duke të shkarravitur në fytyrë, fajin e pafajësisë tënde”?! Faji i pafajësisë është shpëtimi, ngazëllimi, ngadhënjimi, që u dhe gjithë perversave që sillen rrotull, për të përfituar, që nga asgjëja e deri tek gjithçkaja, një “kovë blozë” për ato që urrejnë dhe u tremben.

Po ç’pate që u bërë viktimë edhe e dhunuesit, edhe e mashtruesit, edhe e qenëve, edhe e koneve… që lehin për të të “mbrojtur” ty, pasi të kanë kafshuar e gjakosur, sa herë të përmendin… si viktimë. Sa keq që e shfrytëzuan dlirësinë dhe besimin tënd, për të qenë krahë teje, për të të ndihmuar… duke të njollosur.

Po ç’deshe që u gënjeve?! Ai dikushi që të shtyu të mos heshtësh, pasi ti nuk heshte… të tha hesht, ishte djalli. E djajtë e tjerë u zgjuan, u gëzuan e dolën nga shishja pa tapë, duke ulëritur për “dhembjen” që ndjejnë për ty. Dhembjet djallëzore, nga ato fytyra mizore, që tashmë të shohin si lodrën e tyre… që po i argëton.

Të gjithë po përfitojnë në kurrizin tënd… duke gjetur gëzim në dhembjen tënde… duke u mbajur në këmbë mbi gjunjët e tua… duke folur me gjuhën e pafajësisë, që buron nga goja jote… duke u shfaqur në dritën e diellit me moralin tënd, ndërkohë që ishin të strukur e të njollosur, të damkosur përjetësisht me vulën e imoralitetit.

Ah sa i ke ndihmuar pa e ditur ata…kllounët e menderosur që imitojnë trimat e revolucioneve, që gëlojnë sot duke qarë për ty. Nëse nuk do ishte “halli” yt, ato do e kishin bërë realitet…gënjeshtrën. Mirëpo, halli hallit nuk i ngjan, e tani që i gënjyen ushtarët e tyre me zjarrin që do të ndiznin në shtator, ti i’u dhe një flakë kashte… për të ngrohur ftohjen e tyre, nga frika e atyre që i mashtruan, u dhe mundësinë… për t’i gënjyer edhe njëherë.

Tani, e ke të pamundur të kërcesh vallen, mbi zjarrin që të ka ndezur poshtë këmbëve turma… që s’të do! Largohu sa nuk është vonë nga zjarri i tyre, e ballafaqohu me të vërtetën, që vlen vetëm për ty, sepse si ç’e kanë nisur, duan të të bëjnë viktimë me “epitaf tek koka”… sepse ashtu u duhesh.

Shumë shpejt, përfituesit nga fatkeqësia jote do ngrefosen e krenohen, se u rropatën për ty, por nuk qe e thënë… të rrëzonin qeverinë, e ti do jesh “fajtore”, se përse nuk ndodhi.

A e kupton se sa lartë të kanë hedhur, për të patur mundësi të kërcënojnë dhe intimidojnë të gjithë “fajtorët”, jo ato të vërtetët që i njeh edhe ti, por fajtorët inekzistent… që duan ata?!

Nuk doja kurrësesi të të trembja, por nuk kam asnjë mundësi të të ndihmoj, sepse radha për të të ndihmuar duke të shtyrë është aq e madhe, sa nëse nuk i ndalon, ai që duhet t’i ndaloj… ligji, e kam frikë se nuk do arrijë kurrë për të të shtyrë larg nga “gropa”!/Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDELI MAJKO/ Serbët janë të kuptueshëm kur duan destabilitet
Previous article MERO BAZE/ Protesta që mbështeti ndryshimin e kufijëve të Kosovës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k