• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
ELDA SHABANI/ Uniformë, kod veshje apo modë në shkollë?
Home
Blog

ELDA SHABANI/ Uniformë, kod veshje apo modë në shkollë?

September 18th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Sot dhe dje rrjetet sociale kudo ishin të tej  mbushura me fotografi fëmijësh të veshur me uniforma shkollore e sigurisht nuk mungonin as buzëqeshjet e tyre të sinqerta e plot shkëlqim, të gatshëm për ditën e tyre të  parë të shkollës. Uniformat shkollore kanë historinë e tyre shumë të hershme.  Mendohet të ketë origjinën në Angli në shekullin e 16-të, kur fëmijet e një shoqate për bamirësi  në prezantimin e një konvikti të një shkolle fetare u veshën me një mantel blu dhe  çorape të verdha. Megjithatë, uniformat shkollore në konceptin modern  janë një manifestim i veçantë i një uniformizimi më të përgjithshëm të popullatave, për të përmbushur kërkesat e industrializimit, kapitalizmit por edhe patriotizmit kombëtar. Megjithëse historikisht disa shkolla kanë pasur në rregulloret e tyre  uniformat  për arsye fetare ose për të ruajtur “traditën” e tyre, ato  në përgjithësi janë frymëzuar nga koncepti estetik  i bukurisë për të ruajtur një rend shoqëror më të sigurt.

Sot, uniformat  në  shkollat amerikane por edhe ato europiane ndjekin përdorimin tradicional të uniformave duke arritur në përfundimin se  ato kanë  “ulur ndjeshëm problemet e disiplinës”. Hulumtimi në vitin 2017 tregoi se uniformat e shkollave ndaluan fenomenin e bullizmit. Por nuk ka prova bindëse për të treguar se ato ndikojnë në përmisimin e  rezultateve dhe formimin e tyre akademik. Përkrahësit pohojnë se uniformat e shkollave i bëjnë shkollat më të sigurta për studentët, krijojnë një “fushë loje të barabartë” që redukton pabarazitë socio-ekonomike dhe inkurajon fëmijët të përqëndrohen më shumë në proçcesin e nxënies dhe jo tek veshjet e tyre. Më 3 janar 1996, presidenti Bill Clinton në  fjalimin e tij në Kongresin vjetor me mësuesit amerikan, shprehej se uniformat ndihmojnë fëmijët të “ndihen të lirë” dhe zvogëlojnë krimin dhe dhunën. Por kishte dhe nga ata që e kundëershtuan fort deklaratën e tij duke argumentuar se veshja e një uniforme ndikon në uniformizimin e njerëzve si koncept, si një qenie që kërkon uniformitet, ngjashmëri, kompromis dhe mungesë diversiteti. 
Dilema e uniformës apo kodi i veshjes në shkolla vazhdon të krijojë debate  edhe sot.  Por deri në ç’masë uniformat e shkollave në të vërtetë ndikojnë në kërcënimin e autonomisë, vetëvlerësimit dhe dinjitetit të studentit?

Duhet të jenë autoritet arsimore, mësuesit, drejtuesit, prindërit dhe studentët të përfshirë të gjithë së bashku për arritjen e një vendimi jo vetëm  për veshjen e një uniforme apo jo por gjithashtu të ofrojnë një shumëllojshmëri uniformash duke iu përshtatur gjinisë, kushteve klimatike; Me rëndësi është fakti që uniformat duhet të futen shumë herët, në ciklin e ulët, kështu nxënësit të  mund të  mësohen lehtësisht me to në vitet në vijim. Për materialin e copës, cilësia dhe koloriti është i rëndësishëm që të mund t’i rezistojë mjedisit, ndotjes, dhe t’i përshtatet  tipit  të lëkurës së nxënësve, dhe mbi të gjitha të jetë i rehatshëm. Ngjyrat e preferuara janë bluja apo jeshile e errët, e zezë, gri, kafe, të kombinuara  këto me të bardhën.

Ndërkohë që shumë shkolla e kanë  uniformën të detyrueshme, disa prej tyre janë shumë liberale, duke kërkuar që studentët të ndjekin një kod të veshjes vetëm. Shumë shkolla britanike duke patur një histori të gjatë të uniformave shkollore, kanë ndikuar në kodet e veshjeve  diku tjetër madje duke u kthyer  në trend dhe stil të përditshëm. Uniformat e shkollave më me famë për nga reputacioni si Eton dhe Harrow, u kthyen në modë për  brezat e ardhshëm. Shumë artist e këngetarë të njohur kanë preferuar vazhdimisht të prezantohen në vidioklipet e tyre me look-un e studentit me uniformën e kolegjit, si psh Britney Spears me këngën ‘Baby one more time.’ Deri në vitet 1920, një uniformë tipike e djemve për shkollat e mesme dhe ato  të larta përbëhej nga një kostum gri  (ose xhaketë sportive prej leshi ose pambuku) dhe kravatë me ngjyrat e  shkollës si dhe badge. Një uniformë tipike per vajza; një fustan, ose fund me pala, jakë të bardhë  mëndafshi, xhaketë blunavi, çorape të zeza, sigurisht  dhe  një kapele panama.

   

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Me revoltë apo me vota?
Previous article DRINI KUQO/ Vetingu “alla PD”, një “kolonë e pestë” për reformën në drejtësi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k