• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kë trimëroi opozita në Shkodër?
Home
Blog

MERO BAZE/ Kë trimëroi opozita në Shkodër?

September 3rd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze/

Nuk jam kundër gjesteve si ai i opozitës sot, që shkon në një qytet, ku ka probleme me sigurinë. Gjashtë vrasje brenda muajit janë shumë për një qytet, sidomos kur janë pa autor. Në këto raste ka shumë rëndësi rritja e besimit të qytetarëve dhe vrasja e frikës.

Shkuarja e opozitës në Shkodër mund të justifikohej vetëm me këtë qëllim. Nëse ajo ka informacione se krimi është i mbrojtur politikisht, ajo duhet të shkonte sot në Shkodër dhe të artikulonte emra konkretë kriminelësh.

E di që nuk është e lehtë, por opozita mbi të gjitha është mision, nuk është burokraci shteti. Dhe misioni i saj është t’i mbaj qytetarët me shpresë, dhe në qytete problematike si Shkodra.

Shkuarja e Bashës në Shkodër, nuk i trimëroi dot qytetarët. Ata nuk dëgjuan ndonjë gjë të re nga ato që do të dëgjonin, edhe sikur Basha të ishte në sallën e Kuvendit.

Të sulmosh Fatmir Xhafajn e Taulant Ballën është e lehtë, se ata janë politikanë, dhe nuk rrezikojnë njeri. Pastaj i takon në kafe të Kuvendit dhe u thua mos u mërzitni se kështu e do puna.

Kur shkon në një qytet si Shkodra në emër të rritjes së kriminalitetit, duhet të mendohesh mirë, pasi nuk po shkon në dasëm, por në një vend, ku vrasësit kanë emra të përveçëm, parti politike pas vetes, dhe mbështetje në strukturat e policisë.

Fakti që ti shkon aty si opozitë dhe nuk guxon të përmendësh askënd, ose ke probleme se të thonë ata vendalinjtë se vrasësit janë “tanët”, mos i ngacmo, ose ke frikë prej tyre. Në të dyja rastet, është mirë të mos nisesh kot për udhë të gjatë dhe të bësh atë që mund ta bëje pa lëvizur nga vendi në Tiranë.

Pasi kjo është dhe më keq. Shkuarja në Shkodër dhe ligjërimi bajat për broçkulla që mund t’i thoje në Tiranë, trimëron më shumë banditët e Shkodrës dhe frikëson më shumë qytetarët. Trimëron banditët, pasi u jep atyre një dëshmi që as opozita nuk guxon t’i përmendë, dhe rrit paranojën tek qytetarët se banditët kanë kapur politikën.

Në Shkodër i njohin kriminelët. I njohin dhe ata që shkojnë pas PD-së, edhe ata që shkojnë pas PS-së. E dinë mire kush vret, kush qëllon në shenjë, e kush ngatërron shënjestër.

Por sot i vetmi që ka ngatërruar destinacion është Lulzim Basha. Ai ose duhet të shkonte aty për të bërë histori, e për të trimëruar qytetarët, ose duhet të mos dilte nga zyra në Tiranë.

Shkodra nuk ka nevojë për spektakle që dëshmojnë frikën e politikës nga krimi. Ka nevojë për betejë kundër krimit.

Dhe kur s’ke bythë ta bësh, të paktën mos bë keq. Mos i bëj banditët të ndjehen të fituar. Nëse s’ta kanë kërkuar si nder!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ A mund të lexosh në Tiranë, atë që po ndodh në Kosovë?!
Previous article ARDIT RADA/ "Show must go on"… grushti i radhës ndaj Shkodrës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k