• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
VETON SURROI/ Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë një mashtrim politik…
Home
Blog

VETON SURROI/ Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë një mashtrim politik…

September 2nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Brenda 10 viteve rikthehem në politikën aktive Veton Surroi një ndër personazhet e njohur të mendimit shqip ka qenë i ftuari i radhës në takimin “Letërsia dhe Qyteti” mbajtur në Prishtinë, përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma.

Pas një zhvendosje nga jeta aktive politike pas largimit nga partia Ora, i pyetur se si e shihte veten në dekadën e ardhshme, Surroi ka pranuar se e sheh në politikë, dhe pse vijon të jetë në të përmes reagimeve dhe shkrimit. Ndërsa përsa i përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në dekadën e ardhshme Surroi tha se raportet në masë të madhe do të varen nga ajo çfarë do të ndodhë në procesin e tashëm të dialogut.

Ai ka shfaqur shpresën se në vend të një situate pa krye në të cilën është nisur Kosova, do të ketë një ndryshim dhe nëse ka ndryshim sipas tij brenda 10 viteve të ardhshme Kosova dhe Serbia do të jenë dy shtete demokratike të cilat do të përpiqen që në formë të vështirë por me shumë vullnet të krijojnë një ambient tjetër. Lidhur me debatet e hapura kohët e fundit mbi idenë e korrigjimit të kufijve dhënë nga dy presidentët ai serb dhe presidenti i Kosovës Surroi sheh si zbatues dhe autor të projektit për shkëmbim kufijsh, presidentin Hashim Thaçi. Sipas tij ky projekt do të ketë pasoja të rënda për Kosovën nëse vihet në jetë.

“Është një projekt që nuk është i menduar mirë, ose është i menduar mirë tjetërkund, por i zbatuar këtu me pasoja negative për vendin. Nuk mund të ketë korrigjim të kufijve mes dy shteteve të cilat nuk e kanë njohur njëra tjetrën. Kosova dhe Serbia duhet të përfundojnë procesin e negociatave në mënyrë që si të barabarta të krijojnë një marrëveshjeje paqeje dhe pasi të kenë vendosur parametrat e marrëveshjes së paqes. E marrëveshja e paqes nënkupton edhe përgjegjësi për të gjitha ato viktima të luftës, për shkatërrimin,për përndjekjen për gjenocid, për 1648 të zhdukur dhe nevojën që të zbulohen të gjithë ata”, tha Surroi.

Më tej ai foli edhe për raportet e Kosovës me Shqipërinë duke u treguar kritik për politikat e bashkëpunimit që deri tani kanë demonstruar të dyja vendet. “Përderisa ekzistojnë pritshmëri të mëdha për bashkëpunim del një problem i cili është aq banal si patatja dhe tregon realitetin e komunikimit të dy shteteve, tha ai. Derisa nuk mund ta zgjidhësh një problem si patatja si mund ti zgjidhësh problemet e tjera, ndërkohë që patatja simbolike e Maqedonisë udhëton gjithandej po ashtu ajo e Malit të Zi”, tha Surroi. Ai ka shtruar nevojën për vendosjen e një regjimi ndërmjet të dyja vendeve i cili është i ngjashëm me atë të shteteve të BE. Sipas tij prioriteti shtetëror i Shqipërisë do të duhej të ishte zgjerimi i hapësirës së komunikimit eliminimi i barrierës e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për Kosovën. Ka përmendur vetëm një ndryshim.

Sipas tij, Kosova nuk do të mund të komunikojë njëjtë me të gjithë fqinjët dhe si absurditet më të madh e ka konsideruar fakti që Kosova është importuesi më i madh i mallrave të Serbisë ndonëse ka ende një konflikt të hapur me këtë shtet . Duke folur për klasën politike qeverisëse, ai e ka përkufizuar atë si keqpërdoruese në masë të madhe. Në vend të shtetit social, sipas Surroit, Kosova ka mbërritur në shtet post-otoman por para-social. Sa i përket Gjykatës Speciale, ai mbetet i pashpresë për të. Në çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Surroi sheh një mashtrim politik në këtë temë, e cila sipas tij, shfaqet çdoherë për t’u mënjanuar një problem tjetër, siç është tani rasti i shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Veton Surroi ka rrëfyer më tej për fëmijërinë, adoleshencën, periudhën e luftës në Kosovë dhe angazhimin e tij përmes fjalës, në të dyja fushat. Shkrimtari shpalosi para të pranishmëve edhe pjesë nga fëmijëria e tij e rrethuar me libra dhe ndikimet ndoshta të pavetëdijshme nga i ati. Themelimin e Grupit KOHA, Surroi e ka quajtur si çlirim mendor të asaj kohe, teksa tregoi se aktualisht, po merret me tri projekte të reja që janë më shumë afër zhanrit letrar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Frika, ligji dhe terrori
Previous article DASHNOR KALOÇI/ Mbi madhёshtinё e njeriut dhe tё keqen absolute tё regjimit totalitar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k