• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR ZHEJI/ KM-ja që vdes për Ronaldon dhe “Yjet që rrijnë e vështrojnë!”
Home
Blog

ARTUR ZHEJI/ KM-ja që vdes për Ronaldon dhe “Yjet që rrijnë e vështrojnë!”

August 26th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mori helikopter dhe çarter nga gëzimi fëminor për të takuar Ronaldon, KM-ja dhe u katapultua në Torino.

Në afshin e dëshirës për luks, komentojnë ata që nuk e kuptojnë, por e vërteta duket krejt ndryshe.

KM-së i kanë rënë “klikimet” dhe shares, fjalët e tij, pa tërhequr dot pas vagonat e rezultateve të prekshme, e kanë futur dukshëm në krizë pikësh e klikesh pa të cilat është e vështirë të rrojë dot KM-ja.

Populli që mundet, ka rendur tërë këto javë pas plazheve dhe dasmave, apo udhëtimeve çakërqejf, duke degdisur nga vetja politikën dhe politikanët dhe duket se ka braktisur postimet laramane të KM-së, që janë pa lajm dhe pa thelb.

Taulanti pothuajse i bëri një proçkë verore, duke pothuajse kapur me një trafikant të skeduar, por mik familjar, si dhe raportojnë mediat.

Në Selenicë vetëm në një ditë u vranë 8 veta, duke ngritur numrin e vrasjeve vjetore, përtej broçkullitjes kryeministrore, se vrasjet janë produkt i keqqeverisjes apo i mirëqeverisjes…

Mblodhi ministrat në Vlorë, por kur bëri përpara me idenë e ndërrimit të kabinetit, ministrat me brekë banjo, hedhur mbi to pantallona “Armani” apo fustane “Gucci”, nuk përtuan t’ja prishin festën duke bërë kërcënimet e tyre “parimore”.

Dhe KM-ja përzuri mediat, edhe ato më qyqaret dhe puthadoret dhe nuk nxori lajm se çfarë u tha e se çfarë sherresh u bënë me dyer të mbyllura, në shtëpinë e pushimit kryeministror. Fuga mjeshtër u kujdes me sukses që të mos dalë asnjë flluckë në sipërfaqe dhe mbledhja me brekë banjo e qeverisë, të mbytej pa zhurmë apo të shtyhej pas një reflektimi e llogarish të mëtejshme.

Atëherë, u shfaq Igli Tare, që pas pushimeve në Jalë, u hodh e takoi KM-në, duke ja hequr zymtësinë me lajmin e ndeshjes interesante, ku Lazio do të ndeshej me Juventusin dhe ku Ronaldo do të shkrythte këmbët në barin jeshil në atë ndeshje premierë.

Dhe kështu, për të tërhequr tifozerinë e palodhur, mori me vrull nismën inteligjente që të fotografohej me Ronaldon, duke rritur kliket dhe kritikat e përllogaritura më parë.

Por ndonëse ky është parimi: “Dukshmëria është gjithshka dhe qëllimi asgjë”, Km-ja ja mbërriti të rikthehet në qendër të vëmendjes dhe u relaksua paq, deri në gjetjen tjetër të radhës, për të cilën Fuga dhe stafi, punon pa reshtur…

Kaq duket se është kjo saga më Ronaldon, të tjerat diheshin edhe më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Turqit janë pengje në garën ndërmjet Erdogan dhe Trump
Previous article MERO BAZE/ (Pa)përgjegjësia e Kosovës ndaj kufijve të saj!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k