Pa dyshim që Pogradeci është ndër qytetet me bukuri natyrore të rralla, të vendit tonë. Lartësia prej 700 metra mbi nivelin e detit, temperaturat mesatare vjetore që nuk i kalojnë 13 gradë celcius, pozicioni gjeografik buzë liqenit të Ohrit dhe pasuria nënujore e tij, vija liqenore e plazhit që shtrihet nga Lini deri në Tushemisht me një gjatësi afërsisht 10 kilometra dhe me një thellësi shumë herë më të madhe se ajo e Ohrit përballë, ashtu si edhe historia dhe lashtësia e këtij vendbanimi që zë fill rreth gjashtë mijë vjet para Krishtit, krijojnë potenciale të mëdha turistike.
Por fatkeqësisht ai është shumë herë më prapa në shfrytëzimin e këtyre potencialeve se sa simotra e tij Ohri që gumëzhin në të gjitha stinët nga turistët vendas e të huaj.Pogradeci si qytet nga muaji Tetor e deri në Qershor përjeton “vdekjen” ndërkohë që gjatë periudhës së verës është i mbipopulluar nga turistë kryesisht vendas të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit që i ikin vapës . Kjo sepse dora e njeriut dhe ajo e qeverisë ndjehet pak në krahasim me potencialet që ofron ky qytet.
Nga Lini në Pogradec
Tashmë rruga nga Qafë-Thana për në Porgadec është drejt përfundimit, pas pothuajse dhjetë vjet nga fillimi i saj, vetëm pak punime kanë mebtur në hyrje të qytetit. Krahas rrugës automobilistike e ndërtuar me të gjithë parametrat bashkëkohore, ajo shoqërohet në anë të saj nga një shetitore me të gjitha karakateristikat e saj, si trotuare,vend pushimi me stola,pemë dhe bimësi të mbjella dhe gjithcka tjetër që e shtojnë bukurinë e kësaj rruge. Por Lini ky fshat kaq i bukur dhe pitoresk qëështë jo më shumë se një km nga kjo rrugë, ka mbetur në vend numëro.
Shumë pak investime janë bërë nga nisiativa private, ndërkohë që era e bajgave të lopëve të shpon hundët sapo të hysh në këtë fshat. Shumë kohë përpara kartolinat me pamje nga Lini ishin më të kërkuarat, ndërsa sot ai pothuajse nuk paraqet interes për vizitorët. Nuk jam në dijeni por as banorët e zonës gjithashtu, të ndonjë projekti për zhvillimin e këtij fshati. Shpresoj që qeveria ta ketë përfshirë në projektin e njëqind fshatarve që do të zhvillohen me përparësi për turizëm. Shetitorja për të cilin folëm më lart është pothujase e braktiksur nga njerëzit dhe nuk frekuentohet në asnjë orë të ditës.
Prishja e ndërtimeve që kishin pushtuar bregun e liqenit dhe i kishin zënë frymën atij, ishte pa dyshim një veprim mjaft i drejtë i qeverisë por gjallëria akoma nuk është rikthyer për faktin se investitorët privatë po hezitojnëtë investojnë në këtë zonë, që është krejtësisht e virgjër dhe me potenciale të pakrahasueshme për pushuesit. I vetmi biznes që “lulëzon” në këtë linjëështë tregtia e peshkut.
Fshatarë të zonës kanë adoptuar akuariume që tregtojnë anës rrugës peshq të gjallë të llojit krap, koran, belushkë dhe troftë. Ndërkohë qese të mbushura me peshq të vegjël (sardele) shiten për njëqind lekë pakoja. Por kujdes, në se shitësit e peshkut të pikasin se nuk ke njohuri nga peshqit, dhe të tillë janë udhëtarët që vijnë nga Tirana apo qyetet të tjera, ka rrezik të blesh me të njejtin çmim, troftë në vend të koranit që është tre herë më e lirë se korani.
Pogradec “inside” (në brendësi)
Sapo hyn në këtë qytet ndeshesh me punimet që po kryhen në rrugën kryesore në hyrje të qytetit e cila të con për në Korcë. Shumë bukur, pasi kjo ishte një rrugë tërësisht e dëmtuar dhe gjithë gropa,pa ndricim dhe sinjalistikë të cilat shpresojmë që të vendosen pas përfundimit të punimeve. Por pyetja që shtrojnë qytetarët dhe vecanërisht turistët,është se përse këto punime kryhen pikërisht në pikun e fluksit të turistëve dhe jo në kohën e vjeshtës apo të pranverës. Sikur dikush mendon që të vështirësojë qëllimisht lëvizjen e vizitorëve.
Por le të hyjmë në Pogradec. Qyteti ka nevojë për një projekt tërësor të zhvillimit të tij për një konceptim modern dhe funksional, pasi ai duket tërësisht si një rrobë e arnuar çka e shëmton seriozisht atë. Turizmi i vjetër dhe një restorant në hyrje të qytetit, i ndërtuar në vitet tetëdhjetë kanë mbetur si gërmadhë, pasi me sa duket pronarët e rinj nuk merren vesh për pjesët që u takojnë. Sipas mendimit tim Bashkia apo qeveria qendrore duhet të ndërhyjë në këto raste qoftë edhe me shpronësimin e pronarëve për t’i hapur rrugë zhvillimit të pronës e cila ka një ndikim në gjithë qytetin.
Kulla 12 katëshe “Kapri” e ndërtuar në qendër të qytetit, përballë hotel Enkelanës, pa as më të voglën harmoni estetike me mjedisin për rreth, rrjedhojë e babëzisë së ndërtuesve dhe e korrupsionit të pushtetit lokal, më kujton atë vargun e Kadaresë në një nga poezitë e tijë, “Minareja hesht si pikë cuditëse, përballë pallatit të kulturës”.
Pemët midis dy shetitoreve kryesore të qytetit që vijnë paralelisht me bregun e liqenit, janë një shëmti e vërtetë si do që edhe ashtu, realisht krijojnë një mjedis të freskët për pushuesit. Shumëllojshmëria e tyre që nga shelgjet,rrapet apo të tjera që nuk ja u di emrin si dhe mosha e madhe e tyre krijojnë një konfuzion dhe një mjedis aspak estetik. Disa prej tyre janë shtrembëruardhe janë gati të rrëzohen, ndërkohë që disa të tjera si rrjedhojë e moshës kanë krijuar zgavra ashu si edhe disa të tjera janë tharë. Pemë të tjera të reja që janë në lartësinë e dy metrave janë mbjellë pa kurrëfarë kriteri estetik dhe pa vështirësi duket se mungon dora e profesionistëve.
Në vend të impianteve të thjeshta të vaditjes me kosto shumë të ulët, punëtorë që mbajnë uniformën e bashkisë janë prezentë gjatë gjithë ditës me tubo goma në dorë që vadisin lulet dhe barin e gjelbër falë të cilëve gjelbërimi është dukshëm prezent. Ndërkohë që këta punëtorë mund të përdoreshin për të sistemuar mjedise të tjera apo për të pastruar plehrat që janë mjaft shqetësues.
Ndriçimi rrugor është i mjaftueshëm për të mos thyer këmbët natën por nuk është aspak estetik ndërkohë që ai është i munguar në mjediset e gjelbëra. Është pozitiv fakti se këto dy vitet e fundit janë hequr nga mjediset e gjelbëruara qoftexhinjtë ambulantë që me erën e qofteve dhe të kollafaceve dhe tymin që lëshonin nga pjekja e tyre e bënin të padurueshme praninë e pushuesve. E për ta përmbledhur shkurt ndriçimi dhe gjelbërimi i qytetit kanë nevojë ashtu si edhe gjithë qyeteti për një rikonceptim modern nga arkitetktë e urbanistë profesionistë gjë e cila do të ja shtojë shumë bukurinë këtij qyteti.
Pogradec e tatëpjetë
Disa herë në këto 20 vitet e fundit është inaguruar porti i skafeve dhe linja e tragetit Pogradec-Shën Naum-Ohër por nuk ka asnjë gjurmë të ekzistencës së tij.Përtej kufirit, në Shën Naumin e bukurështë një port i tillë ku dhjetëra tragete në ditë bëjnë rrugën për në Ohër dhe anasjelltas. Ndërtimi i kësaj linje nuk ka ndonjë kosto të rëndësishme madje nuk ka kosto fare për buxhetin, në se kjo do të jepesh me ndonjë nga format e famshme të partneritetit publik privat dhe pa diskutim që do të gjallëronte shumë turizmin në këtë qytet. Sapo kalon hotel 1 Maj dhe merr rugën për në Tushemisht, ndodhen katër vila qeveritare të cilat kanë zaptuar një sipërfaqe prej mbi pesë mijë m2 dhe ruhenme ushtarëqë në duar mbajnë kallashnikovë, pjesë e strukturave të Gardës së Republikës.
Ndërkohënë krahun tjetër të tyre ndodhet një rezidencë tjetër e ushtrisë e cila është gjysmë e braktisur që gjithashtu ruhet me ushtarë por nuk është në shfrytëzim as në 10 përqind të kapacitetit për shkak të dëmtimeve që ka pësuar ndër vite dhe pamundësisë së kryerjes së investimeve. Pa dyshim qëqeveria ka nevojë për rezidenca të tilla por gjithashtu pa dyshim që ato mund të reduktohen në një masë të konsiderueshme dhe të konceptohenndryshe dhe sipërfaqet e lira të vihen në funksion të zhvillimit të zonës. Përballë tyre ndodhet një park i bukur me pemë të mëdha të cilat gjatë gjithë ditës lëshojnë hije dhe aromë të këndshme e cila mund të shfrytëzohet edhe si kamping. Por era që lëshojnë këto pemë ndërthuret me erën e rëndë të plehrave të grumbulluara që me sa duket nuk merren nga bashkia cdo ditë. Disa të huaj kanë parkuar rulotat e tyre në këto kampingje por asnje kusht infrastrukturor nuk ka si furnizim me energji elektrike, ujë etj.
Rruga nga Pogradeci deri në Tushemisht në gjatësinë prej 4,3 km është në gjendje të mjeruar por lajm i mirëështë se tashmë janë kryer procedurat e prokurimit për ndërtimin e saj dhe ka gjasa që në Shtator të fillojë nga ndërtimi duke zgjidhur gjithë problematikën që e shoqëron. Kjo rrugë në gjatësinë e saj në fushën e Starovës ndërpritet dy tre herë nga kanalet ujërave të zeza që ndryshe nga ato të qytetit që janë disiplinuar nga një financim gjerman,derdhen lirisht në liqen duke e bërë të pavlefshëm edhe investimin e kryer. Investime private sporadike janë kryer në gjatësinë e kësaj rruge por për hir të së vërtetës ajo dominohet nga ferrat, plehrat, gardhet me tela me xhemba,parcelat të mbjella me kultura bujqësore dhe tabela që mbajnë shkrimin “Toka shitet” ku nuk harrojnë të vendosin edhe numrin e telefonit.
Duke e krahasuar me pjesën e bregut që i përket Ohrit të Maqedonisë, bregu i liqenit tonëështë shumë më i thellë dhe ofron kapacitete më të mëdha pushuese por krejt i mbuluar nga ferrat, ndërkohë ai matanë edhe pse nuk ka sipërfaqe rëre është krejt i sistemuar dhe i populluar nga pushuesit. Ana tjetër e rrugës në dalje të Pogradecit për në Korcëështë një shëmtirë tjetër që shoqëron këtë qytet. E mbushur me tregëtarë ambulantë në të dy anët e rrugës të cilët krijojnë edhe papastërti dhe një trafik të crregullt ajo përbën një ferr për turistët që lëvizin në drejtim të Korcës. Ndërkohë rruga deri në Qafë-Plloqë ështëkrejt e pa mirëmbajtur dhe pa sinjalistikën e duhur.
I shkrova këto radhë me ndjenjën e keqardhjes për këtë vend por edhe me shpresën se dikush nga qeveria do të kujtohet për këtë perlë të vërtetë të bukurisë natyrore të vendit dhe do të kthejë atë në një atraksion të vërtetë për turizmin i cili do t’i japë një impuls zhvillimit të këtij rajoni tejet të varfër ekonomikisht.
Leave a Reply