• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
YLLI MANJANI/ Hiletë e Kakomesë
Home
Blog

YLLI MANJANI/ Hiletë e Kakomesë

August 14th, 2018 F.autor Blog 0 comments

U bë rutinë kjo përplasja me policinë e banorëve të Nivicës.

Në fakt e gjithë kjo përplasje është një lojë hilanjose krejt e pa sinqertë dhe me kosto për publikun.

Banorët-investorët-(pu)shteti janë të tre palët që luajnë me hilé!

1. Banorët e Nivicës nuk kanë qenë asnjëherë në shekullin që shkoi pronar të atij vendi që quhet Gjiri i Kakomesë.

Qeveria e Zogut ju dha në PËRDORIM, pra jo në pronësi, pyjet dhe kullotat e asaj zone. Vetëm kaq!

Asnjë dokument nuk provon pronësinë mbi tokën të asnjë banori atje. Autoritetet dhe gjykatat Shqipëtare e kanë theksuar në mënyrë të përsëritur këtë gjë.

Ndaj pretendimi se po ju marrin tokat e të parëve është me hilé.
I pabazuar askund!

Banorët e Nivicës kanë të drejtë, pa dyshim, të përdorin plazhin njësoj si çdo qytetar tjetër nga Saranda, Tirana, Kukesi etj.

2. Investitorët/ndërtuesit, pra parellinjtë gënjyen shtetin për kaq vite që aty do ndërtonin nje resort turistik.

Madje ky resort do kishte dhe emra të mëdhenj si Club Mediterranea.
Por hiç!

Mbi këtë gënjeshtër ata përfituan tokë me kontratë afat-gjatë qeraje, si fillim. Në vijim, pas një ligji të zi dhe të zbatuar për faqe të zezë, fituan dhe pronësinë mbi tokën me çmim ALUIZNI.

Pra me hilé e kishin dhe parallinjtë!

Asgjë nga ato që premtuan të bënin, kur morën tokën publike, nuk bënë! Ca pllaka betoni të shpifura dhe një rrugë janë asgjë në raport me ç’premtuan dhe ç’përfituan!

Ndërkohë ata nuk janë pronarët e gjithë gjirit. Plazhi dhe aksesi në të janë publike!

Ata nuk mund të vënë tra/portë hekuri në mes të rrugës e as në mes të detit.

Maksimumi mund të rrethojnë pronën e tyre që kanë fituar me çmimin e ALUIZNIT. Kaq!

Nuk mund të ndalojnë dot aksesin e njerëzve as nga toka e as nga deti për në plazh.

3. (Pu)Shteti është pa dyshim hilanjosi më i madh. Dha një tokë publike për një qëllim të madh dhe nuk bëri asgjë për ta mbrojtur pronën kur “qëllimi i madh” nuk u realizua.

Mori letrash, kontratash, lejesh me afate të tej-tejzgjatura u prodhuan, por asnjë rrjesht nuk ndaloi grabitjen e pronës publike.

Me hile e dha atë tokë me qera dhe po me hilé e shiti një pjesë të saj tek parallinjtë/investitorë.

Me hilé (pu)shteti pranoi transaksione parallinjsh megjithse investimi i premtuar dhe me emra të mëdhenj, që të gjithë do ishim dakort, NUK U BË!

Dhe po me hilé (pu)shteti çon policë për të mos lejuar aksesin në plazh. Kulmi!

Shteti na e ka të gjithëve me hilé, sepse nuk mbron pronën publike, por e shet e tjetërson si mall pa zot.

Pra të gjithë ja kanë me hilé njëri-tjetrit.

Puna është se një ditë të bukur, parallinjtë do hedhin (pu)shtetin në gjyq, sepse ky i fundit nuk garanton dot “investimin” nga kërcënimet e banorëve dhe gjykatat vendosin dëmshpërblim!.

Këtë të fundit e paguajmë TË GJITHË NE!😮😮😮

Kështu hileté e Kakomesë bëhen të hidhura për të gjithë!

Se as resorti do behet, as plazhi do pëdoret, as banorët nuk do kullosin dot delet, por vetëm publiku do PAGUAJË!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PETER SINGER/ Është bamirësia për të varfrit e kotë
Previous article BENJAMIN KNIGHT/ Puna e zezë në përkujdesjen në shtëpi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k