• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Përse Perëndimi po tradhëtohet nga Kosova?
Home
Blog

MERO BAZE/ Përse Perëndimi po tradhëtohet nga Kosova?

August 12th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Debati I nxehtë që ka hapur inciativa e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç lidhur me të ashtuquajturën “korrigjim kufijsh”, ka bërë që shumë vende perëndimore që u angazhuan për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj, të ndjehen të tradhëtuara. Jo vetëm debatet e Carl Bild me Hashim Thaçin, apo zemërimi I administratës gjermane, apo franceze, por dhe shumica e shtypit amerikan ndjehen të tradhëtuar, jo nga përfundimi I këtij procesi, por nga nisja.

Dhe arsyeja është e qartë.

Ky është I vetmi proces që vlen për Serbinë, vetëm si nisje dhe jo si përfundim.

Nisja e këtij procesi hedh në kosh të plehrave investimin perëndimor në Kosovë, luftën për lirinë e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj.

Tani pas 20 vitesh, fare papritur vihen në diskutim kufijtë për të cilët ata u investuan dhe kjo është një thyerje e marrëveshjes me Perëndimin.

Këtë traumë të Perëndimit zyrtar që e ndjejnë zakonisht diplomatët e rracës,  e bën dhe më të rënd fakti që Serbia nga ky proces e ka fitoren paradhënie. Pra Serbia fiton në këtë proces vetëm se ai nis dhe jo si ai mbaron. Nisja e këtij procesi I jep të drejt Serbisë të tregoj si të gabuar investimin e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës dhe kufijtë e saj dhe fut në lojë faktorët e tjerë gjeopolitikë antiperëndimorë në atë kohë kundër Kosovës.

Pra është një proces për të cilin nuk ka rëndësi fundi Dhe nëse Kosova e jep Veriun dhe nëse merr ca katunde afër Gjilanit prej Serbisë, dhe nëse nuk bën asgjë, Serbia është e fituar pasi dokumenton se investimi I Perëndimit për Kosovën ishte I gabuar dhe këtë e ka të konfirmuar nga pala kosovare. Është kjo arsyeja që Perëndimi ndjehet I tradhëtuar nga ky proces, edhe pse ndonjë politikan I Perëndimit në Bruksel apo SHBA që nuk e mban mend fare cfarë bëri perëndimi për Kosovën mund ta sodis I pashqetësuar këtë proces.

Ky nuk është një proces që ka ndonjë rëndësi si përfundon për Serbinë, pasi Serbia nuk ka ndërmend ta përfundoj kurrë. Ajo do vetëm ta fillj dhe është gati afër suksesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETON SURROI/ Është e lehtë rruga e Kosovës: Të mos bëjë atë që bën Thaçi
Previous article JORDAN DACI/ “Jo drejtësi turmash dhe as ligje aksioni!”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k